Hungari, 900 ushtarë nisin ndërtimin e murit anti-emigrant (Foto)
Ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit në kufi me Serbinë për të penguar hyrjen e emigrantëve klandestinë. Njoftimi për nisjen e punimeve u dha dje nga Ministri i Mbrojtjes, Csaba Hende, i cili ka shpjeguar se për punimet, të cilat do të përfshijnë dhjetëra lokalitete, janë përkushtuar rreth 900 ushtarë dhe që ndërtimi do të përfundojë në 30 nëntor.
Muri anti-emigrant (një pjesë e të cilit do të ndërtohet edhe nga të dënuar të burgjeve hungareze), do të përshkruajë 175 kilometra të kufirit hungarezo-serb. Sipas Ministrit të Brendshëm, Sandor Pinter, nga 81.333 emigrantë të futur në mënyrë klandestine në vend që në fillim të vitit, rreth 80-mijë kanë arritur të kalojnë përmes kufirit me Serbinë.
Pintér ka nënvizuar që muri është një “ndërtim bashkëkohor”, i cili do të shkatërrohet nëse fluski i emigrantëve në vend do të kontrollohet. “Sidoqoftë, – ka nënvizuar ministri. – hyrja në vend do të lejohet përmes pikave të ligjshme kufitare dhe emigrantët që kanë të drejtë për azil do ta përfitojnë”.