09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,702 ▼0.57%
DOW 47,081 ▼0.89%
NASDAQ 22,330 ▼0.26%
NAFTA 98.91 ▲8.81%
ARI 5,094 ▼1.26%
Breaking
Kosova

Hyseni kërkon ndihmën e Zvicrës për anëtarësimin në INTERPOL

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, të cilit i kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

 Gjatë këtij takimi, ministri Hyseni ka njoftuar ambasadorin Lebet për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sipas një komunikate të MPB-së, Hyseni veçoi angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë në parandalimin e migrimit të pa rregullt dhe fushave me interes të përbashkët.

Ndërsa, ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, theksoi se shteti i Zvicrës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Hyseni kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.