Kosova

Hyseni kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, me të cilin besedoi lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen që jep në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

Në takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Ministri Hyseni tha se Kosova me të drejtë pret që deri nga fundi i vitit të jepet data e liberalizimit për Kosovën, ai kërkoi përkrahjen e Austrisë për këtë.

Gjithashtu, ministri Hyseni tha se e vlerëson mbështetjen që Republika e Austrisë i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtet ndërtimit.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Austrisë, Gernot Pfandler theksoi se qeveria austriake vazhdon të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, e në veçant i të institucioneve që sigurojnë rendin dhe ligjin për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button