09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 15°C · Vranët
S&P 500 6,709 ▼0.46%
DOW 47,139 ▼0.76%
NASDAQ 22,362 ▼0.11%
NAFTA 98.43 ▲8.28%
ARI 5,096 ▼1.23%
Breaking
Kosova

Hyseni në Francë: E padrejtë që vetëm Kosova të jetë e izoluar

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka zhvilluar takime në Asamblenë Nacionale dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Franceze.

hyseni-n-euml-franc-euml-e-padrejt-euml-q-euml-vet-euml-m-kosova-t-euml-jet-euml-e-izoluar_hdNë Asamblenë Nacionale Ministri Hyseni ka takuar kryetaren, deputeten Gosselin-Fleury dhe anëtarët e grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Nacionale të Francës.

Hyseni foli për gjendjen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për aspektet e tjera të përgjithshme, duke u ndalur në veçanti tek bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në fushën e luftimit të krimit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Po ashtu u trajtua edhe çështja e migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës dhe me këtë rast u theksua se Kosova është vend i sigurt dhe mundësitë për të fituar azil nga kosovarët janë të pamundshme.

Ndërsa, në takimin që Hyseni zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me drejtorin për Evropë Kontinentale, Eric Fournier dhe me përgjegjësit për Ballkanin në këtë ministri u diskutua në mënyrë të gjithanshme fenomeni i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe u theksua nevoja e bashkëpunimit më të ngushtë ndërkombëtar dhe bilateral për tu përballur me këto fenomene transnacionale.

Po ashtu temë e veçantë e bisedës ishte edhe migrimi i parregullt dhe në këtë kuadër liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hyseni kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më parë, duke theksuar se është e padrejtë që Kosova të mbahet vendi i vetëm i izoluar në Evropën Juglindore.

“Kosova i plotëson kushtet dhe qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen”, theksoi ministri Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme falënderoi Francën për përkrahjen e deritashme për Kosovën. Ai kërkoi mbështetjen e mëtejme të këtij vendi, sidomos për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.