Politika

I keni gati kandidatët? Rama: Në linja të përgjithshme e dimë se kush do të jetë

Kryeministri Edi Rama dha detaje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Ai u shpreh se në linja të përgjithshme dihet se kush të jetë në listën e PS-së, ndërsa pritet zyrtarizimi i tyre.

Rama: Pak a shumë po aty ku faktikisht ka pasur dakordësi kandidatë të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht jemi në linja të përgjithshme e dimë se kush do të jetë.

Rama: Nuk mund t’i ndajmë kështu, siç ka mbetur memorandumi i Kuçit do bëjmë një tjetër se di se kur. Mendoj se do të fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës dua të jem i drejtpërdrejtë me ju, fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë është minimumi, duhet të shkojmë përtej fitores, me lojtarë të padenjë për të qenë në fushë është e vështirë të fitosh, çështja është të shkosh më tej fitores artitmetike. Këto lloj situatash rrezikojnë të shkëputesh nga njerëzit, kur vjen puna tek fitorja aritmetike. Kjo është sfida në të cilën duhet të përqendrohemi shumë më tepër, tek pensionistët, pagat.

Rama: Nuk merrem me polemika të politikave të gër gër gërit të përditshëm, energjitë nuk na mungojnë t’i vëmë në shërbim të temave me rëndësi.

Veç temës së zgjedhjeve të 14 majit, Rama premtoi rritje të pagave.

Rama: Kemi diskutuar për listat për këshilltarët dhe nga ana tjetër përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikave të zonave të ndryshme si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar në një moment kur përtej të gjitha vështirësive që kemi hasur dhe përtej kontekstit aspak të jashtëzakonshëm të ekonomisë si rezultat i luftës, i shtrëngimeve në mbarë Europën jemi duke ecur mirë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm për rritjen e pagës për mjekët specialistë që më në fund duke filluar nga muaji prill do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Jemi barazuar me Serbinë në pagë, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të lartë.

Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta, duke filluar nga aftësitë digjitale, në kushtet kur duhet të forcojmë mbrojtjen kibernetike, duhet të ofrojmë paga konkurruese në treg. Procesi i integrimit kërkon një rritje të numrit të shkruesve të drafteve ligjore dhe për këtë kemi nevojë të rrisim pagat, deri te agronomë dhe profesione të tjera që do të bëjnë që të ketë më shumë interes nga profesionistët. Nga ana tjetër me ligjin për tatimin për të ardhurat personale heqim tatimin për pagat deri 50 mijë lekë të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button