☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,580 ▲0.78%
DOW 46,670 ▲0.71%
NASDAQ 21,835 ▲1.13%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,764 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,060 ▲ +1.34% ETH $2,112 ▲ +2.09% XRP $1.3470 ▲ +1.79% SOL $82.5400 ▲ +1.23%
S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 % S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

I penduari i “vrasësve me pagesë” tenton të vrasë veten

Kristi Pine, bashkëpunëtor i drejtësisë dhe po ashtu i marrë i pandehur si i implikuar në një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë, ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e Spitalit të Burgjeve në Tiranë, ku edhe mbahej prej gati dy muajsh.

1429105141KRISTI-PINE-15_3I penduari i drejtësisë konsiderohet pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, që drejtohej nga i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili. Sipas burimeve, 24-vjeçari ka prerë damarët e duarve me një stilolaps, ndërkohë që janë ende të paqarta motivet, aq më tepër që pak javë më parë ai pranoi të rrëfehej përpara autoriteteve të drejtësisë, me kushtin që t’i sigurohej jeta atij dhe të afërmve.

Pas ndërhyrjes urgjente të Policisë dhe të stafit mjekësor, thuhet se dëshmitari i drejtësisë aktualisht mbahet nën terapi dhe është jashtë rrezikut për jetën. 24-vjeçari Kristi Pine dyshohet së së bashku me 4 persona të tjerë për akte terroriste, vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë.

I riu nga Elbasani e njohu burgun pas një arrestimi për vjedhje me dhunë dhe, sipas tij, pikërisht aty ai njohu edhe Tafilin. Gjatë hetimeve Kristi Pine rrëfeu para Prokurorisë së Krimeve të Rënda se, me kërkesë të Tafilit, vranë shtetasin Ibrahim Mani në qytetin e Shkodrës, në vitin 2014.

Sipas tij, grupi ishte përfshirë edhe në një ngjarje me lëndë plasëse në Tiranë, kundër një biznesmeni, i cili mbeti i plagosur së bashku me dy persona të tjerë. Prokuroria nga ana e saj pohon se ky grup është nën hetim edhe për episode të tjera kriminale, mes tyre edhe për një ngjarje në qytetin e Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.