Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera
Avokati Idajet Beqiri thotë se ka kallëzuar Flamur Nokën në SPAK për 9 krime.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri thotë se Noka është thirrur ditët e fundit nga SPAK.
Beqiri shtoi se Noka, për krimet që ka kryer, rrezikon deri në 25 vite burg.
“Flamurit i ka vajtur thika aty ku nuk mban më. SPAK, pasi e zvarriti dy vjet kallëzimin penal që kam bërë në 7 mars 2024, e ka thirrur Flamur Nokën. Kallëzimi është 12 faqe, për 9 krimet e kryer nga Flamur Noka. Trafik ndërkombëtar droge, i përzier me Fazlliçin, për korrupsion të kartave të identitetit dhe pasaportave, ia vodhën 500 milionë euro shtetit shqiptar. Ka afera korruptive kur ishte te enti i banesave, i ka dhënë shtëpi motrës, kunatit të vet. Noka ka vilë 1 milion euro pranë Sali Berishës në gjirin e Lalzit. Dosja është një mal atje. Pak ditë kanë që e kanë thirrur. Deri në 25 vite rrezikon, me gjithë këto që ka kryer”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.