☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.86 ▼1.5%
ARI 4,763 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,578 ▲ +3.34% ETH $2,132 ▲ +5.29% XRP $1.3529 ▲ +3.25% SOL $83.3600 ▲ +3.54%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Idrizi, ftesë homologëve: Të heqim ekipet nga bastet

Propozimi

Presidenti i Flamurtarit mendon se kjo është zgjidhja më e mirë

IdriziPresidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u ka bërë thirrje të gjithë homologëve të tij në Kategorinë Superiore që t’u kërkojnë kompanive të basteve që të mos kuotohen ndeshjet e kampionatit shqiptar. “I ftoj të gjithë presidentët e Superiores që t’i heqim ekipet tona nga bastet. Kjo është një sfidë që u bëj kolegëve të mi, që ndoshta kanë më shumë eksperiencë, për ta zhbërë këtë sistem”, tha ai, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme ndaj ngjarjeve që vënë në dyshim legjitimitetin e kampionatit. “Ishte një komedi e turpshme që tregon se është i sëmurë i tërë sistemi dhe që vë në pikëpyetje kampionatin. Kjo që po ndodh vë në diskutim vazhdimësinë time dhe të ortakëve të mi në krye të Flamurtarit. Nëse nuk merren masa, sigurisht që unë nuk mund të vazhdoj të qëndroj në këtë detyrë”, tha ai. Ndërkohë, bordi drejtues i klubit, i mbledhur dje, u ka bërë përsëri thirrje FSHF-së dhe shtetit shqiptar të ndërhyjnë. “Flamurtari FC fton FSHF-në të marrë në shqyrtim me shqetësim dhe seriozitet këtë situatë që po bëhet gangrenë e futbollit shqiptar. Flamurtari FC fton të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar të analizojnë dhe të hetojnë mbi këto ngjarje që në gjykimin tonë janë tejet problematike”, shkruhet në komunikatën e publikuar dje nga klubi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.