☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▼ -0.19% ETH $2,237 ▼ -0.24% XRP $1.1604 ▼ -1.69% SOL $89.4100 ▼ -1.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026

Ëndrra e Kosova për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 është shuar, pasi është mposhtur me rezultat minimal 0-1 nga Turqia në finalen e “play-off” të zhvilluar të martën në Prishtinë.

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, ku Kosova nuk e ka nisur mirë lojën dhe është ndëshkuar në minutën e pesëdhjetë e tretë. Kerem Aktürkoglu e ka shfrytëzuar një asistim të saktë brenda zonës dhe ka realizuar me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë për rezultatin 0-1.

Pjesa e parë ka qenë më e balancuar, me Kosovën që për një nuancë është shfaqur më kërkuese në sulm. Rasti më i mirë ka qenë në minutën e njëzet e tetë, kur Fisnik Asllani e ka goditur shtyllën me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Më herët, në minutën e njëzet e një, goditja e Veldin Hoxhës është bllokuar nga mbrojtja turke, ndërsa dy minuta më pas Asllani nuk ka arritur të asistojë për Vedat Muriqin në një rast premtues.

Në minutën e njëzet e pestë, një rrëmujë në zonën e Turqisë nuk është konkretizuar nga futbollistët kosovarë, ndërsa mysafirët kanë rrezikuar me Orkun Kokçu në minutën e njëzet e shtatë, por topi ka kaluar pranë shtyllës së portës së Arijanet Muric.

Gjithashtu, Kenan Yıldız ka qenë i rrezikshëm në fillim të ndeshjes pas një gabimi të Mërgim Vojvoda, ndërsa në minutën e tridhjetë e dytë një kundërsulm i shpejtë i Turqisë është ndalur nga ndërhyrja vendimtare e Hajrizit.

Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Kosova nuk ka arritur ta barazojë rezultatin dhe kështu i ka dhënë fund ëndrrës për pjesëmarrje në Botërorin 2026. Kësisoji Turqia është kualifikuar në Botëror pas njëzet e katër vitesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.