roze

Iggy Azalea ndryshon mjekrën

Përveç performancës së mrekullueshme me Britney Spears në “Billboard Awards”, Iggy Azalea është bërë qendra e vëmendjes për shkak të pamjes së saj.

Këngëtarja dukej krejtësisht ndryshe, duke lënë të kuptohet se ka bërë një ndërhyrje në mjekër. Duket se thashethemet kanë nisur të qarkullojnë në momentin kur Iggy ka postuar një fotografi të sajën në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Më pëlqen shumë pamja ime e re”.

Edhe pse ajo mund t’i jetë referuar flokëve të saj të lyera me një ngjyrë rozë, fansat kanë shpërthyer në komente duke thënë se vihen re shumë ndryshime në fytyrën e saj.

Shumë fansa gjithashtu kanë thënë se artistja ka bërë një ndërhyrje në hundë, por nga ana e këngëtares nuk kemi asnjë konfirmim.

Rreth tre muaj më parë, Iggy ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në gjoksin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button