Politika

Inceneratorët/ Rama: Nga buxheti i shtetit janë paguar 55 milionë euro për Elbasanin dhe Fierin

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve sqaroi se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 milionë euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit.
Në fjalën e tij, përveç shpjegimeve të të dhënave, Rama bëri ironi se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 milionë euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen.

Eurot e paguara nga buxheti i shtetit janë fantazi e juaja, buxheti ka paguar 30.6 milionë euro për Elbasanin 24.7 për Fierin, unë nuk jam i mirë në aritmetikë, por nuk ua kam besën dhe bëjnë 55.3 milionë euro. Se ku i gjeni 430 milionë do na i tregoni rrugës. Ma jepni një dokument ku e thotë“, tha Rama

Debati më poshtë:

Tabaku: 100 milionë euro të paguar deri më sot për 3 djegësit e mbetjeve, 35 mln euro në formën e transfertës së pakushtëzuar, dhe të tjerat për Elbasanin dhe Fierin.

Rama: Jam shumë i keqardhur për t’ju mos përgjigjur lutjes suaj pa zgjidhur një herë hallin tim. Ky është halli i dëshmitarit tani. Ose më respektoni si dëshmitar dhe nuk do t’i komentoni më fare atë që flas unë dhe nuk do më ndërprisni më do të rrimë këtu deri më 6 mars. Do të mbetemi pa fushatë.

Dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël sepse i thatë që nuk po thotë mendimin e vet por po thotë çfarë i kanë thënë të tjerët. Duhet më jepni një ndjesë të vogël që të lehtësohet dëshmitari. Pastaj më thatë edhe për atë çështjen e formimit. Unë jam vetëm me bachelor.

Tabaku: Z. Dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Në asnjë moment nuk aludova që dikush ju thotë diçka juve.

Rama: Zonja tabaku do ju lutesha edhe një herë që si dëshmitar të garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies time, duhet të më kërkoni ndjesë se përgjigja ime nuk ishte e mija por ma thënë të tjetër, duhet ta bëni këtë , më kërko ndjesë.

Tabaku: Zoti dëshmitar mos mbani peng këtë komision, fokusohemi në çështjet që është ngritur ky komision. Mos na nxirrini nga objekti. Çfarë është ligji për ju?

Ky komision hetimor ka nisur në datën 28 tetor të vitit 2021, me kërkesë të deputetëve të opozitës. Ai është ngritur për të hedhur dritë mbi dyshimet se zyrtarë të lartë kanë abuzuar me fondet publike në miliona euro me tre incineratorët e mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Deri më tani në Komision kanë dëshmuar emra të qeverisë socialiste, si ministrja Belinda Balluku; ministri Arben Ahmetaj; Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Po ashtu para komisionit kanë dhënë dëshmi edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj; kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako; kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button