☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.96 ▼0.89%
ARI 4,600 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,429 ▼ -0.57% ETH $2,058 ▼ -0.12% XRP $1.3222 ▼ -2.97% SOL $83.2700 ▼ -1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.96 ▼0.89 % ARI 4,600 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë 2019, Presidenti Enio Jaço: Rënia më e madhe në 8 vite, klimë e pafavorshme biznesi në Shqipëri

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbuluar indeksin vjetor të 2019 duke thënë se ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit, në 38 pikë nga 100 të plota.

Jaço thotë se është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi. Sipas tij arsyet janë monopolet, tregtia e pandershme, klia politike, po ashtu trendi negativ për gjetjen e stafit të kualifikuar.

Jaço konfirmon se në dy vitet e fundit Indeksi ka rënie dhe sektori privat duhet të jetë në një situatë aktive. Sipas tij, situata post- covid do jetë e jashtëzakonshme por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një oportunitet shumë i madh për biznesit.

”Kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite.

Kompanitë përafqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe.

Një nga për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtësuar mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit.

Është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme.

Ka dhe lajme të mira. Anëtarët tanë ndjejnë një konfidencë me institucionin e doganave dhe tatimet. Të dyja këto elemente qëndrojnë tek 60 pikët si nivel. Dua të falënderoj Gjon Bardhin e Doganave dhe Delina Ibraimajn nga Tatimet.

Anëtarët e shohin të ardhmen pozitive. Ne i pyesim jo vetëm për aktualitetin por edhe për të ardhmen. Ata shprehen optimistë. Me hapjen e mundshme të negociatave është oportunitet i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Rezultat e Indeksit nuk janë të mira, dhe duhet të vendosemi në një situatë aktive. Sitauta post- covid do të jetë e jashtëzakonshme. Të punojmë së bashku, sidomos privati, të punojë ngushtë me institucionet publike. Shqipëria është vendi më atraktiv për investime të huaja.”- tha Enio Jaço.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.