☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,591 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,841 ▲ +1.58% ETH $2,074 ▲ +3.59% XRP $1.3521 ▲ +1.19% SOL $84.3400 ▲ +2.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,591 ▲1.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,591 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

India goditet nga i nxehti përvëlues, mbi 1000 viktima

Mbi 1000 të vdekur, temperatura që po i afrohen 50 gradë Celsius, ndërsa rrugët e kryeqytetit Nju Delhi kanë nisur të shkrijnë.

Vala e të nxehtit e përplasur mbi Indi nuk jep shenja zbutjeje dhe, për disa ditë të paktën, siç parashikojnë meteorologët, situata nuk ka për t’u përmirësuar.

Spitalet janë në gatishmëri për trajtimin e viktimave të vapës së skajshme, ndërsa autoritetet i këshillojnë njerëzit të shmangin sa më shumë të munden daljent nga shtëpitë. Paralajmërime për të nxehtin ekstrem janë lëshuar në disa shtete, ku termometri parashikohet t’i kapërcejë 45 gradë Celsius.

Me qindra vetë, kryesisht nga shtresat e varfra të shoqërisë, ndërrojnë jetë çdo vit në mbarë Indinë gjatë pikut të sezonit veror, e të tjerë vuajnë ndërprerjet e energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës së rrjetit.

“Këtu jashtë është përvëluese, ecja nëpër rrugë të kthehet në makth”, i tha “Associated Press” një 37-vjeçare nga qyteti perëndimor i Punesë, e cila ishte duke vizituar bashkë me fëmijët monumentet në Delhi.

Shitësit ambulantë vuajnë edhe një tjetër problem të mbërritur me vapën. “Njerëzit nuk para lëvizin, – thotë njëri prej tyre. – Por edhe ata që kanë marrë guximin të dalin në të nxehtin përvëlues, apo thjesht janë detyruar, nuk blejnë gjë jashtë. I gjithë ushqimi prishet, edhe pse në mëngjes është i freskët. Përveç kësaj, nuk u shkon mendja për të ngrënë me këtë vapë; gjithë çfarë duan është të pijnë vazhdimisht ujë të ftohtë”, shton ai.

Në Telangananë, që ndan kufirin me Andhra Pradeshin në jug, termometri shënoi gjatë fundjavës 48 gradë Celsius. Vetëm ditët e fundit, në këtë shtet llogaritet të kenë humbur jetën 231 vetë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.