☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.09 ▼0.39%
ARI 4,719 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,441 ▼ -5.08% ETH $2,184 ▼ -6.22% XRP $1.4681 ▼ -3.35% SOL $90.1800 ▼ -4.37%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.09 ▼0.39 % ARI 4,719 ▼3.63 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.09 ▼0.39 % ARI 4,719 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Bota

Indonezia pezullon vendosjen e trupave në Gazë mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Ministri Prasetyo përmendi “përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajon si arsye kryesore për shtyrjen pa afat” të pjesëmarrjes në misionin ISF, i cili u miratua nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në nëntor të vitit të kaluar.

ndonezia ka pezulluar planet për të vendosur deri në 8 mijë trupa në enklavën palestineze të Gazës.

Siç raporton “Antara News”, ministri i Sekretariatit të Shtetit, Prasetyo Hadi, pas një takimi koordinues në Ministrinë e Mbrojtjes, tha se “gjithçka është pezulluar”.

Xhakarta kishte premtuar më parë dërgimin e trupave në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në enklavën e shkatërruar palestineze të Gazës.

Prasetyo përmendi “përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajon si arsye kryesore për shtyrjen pa afat” të pjesëmarrjes në misionin ISF, i cili u miratua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, pas një rezolute të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët, edhe Presidenti indonezian, Prabowo Subianto, tha se plani i Xhakartës për të dërguar trupa paqeruajtëse në Gazë është vendosur “në pritje”.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Tel-Avivit dhe bazave amerikane në rajonin e Gjirit.

Sipas raportimeve rajonale, konflikti ka shkaktuar më shumë se 1.300 viktima, përfshirë zyrtarë të lartë iranianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.