🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,329 ▲ +0.76% ETH $2,056 ▲ +0.39% XRP $1.3150 ▼ -0.32% SOL $80.9200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Tremujori i dytë me rënie

tirana-525x350Pas dy tremujorësh me rritje ekonomia ka rrëshqitur sërish ne territor negativ. Instituti i Statistikave njoftoi se për tremujorin e dytë të vitit, Prodhimi Kombëtar ra me 0.61 për qind kundrejt vitit të kaluar dhe shkaku kryesor ka qenë sektori i ndërtimit.

“Kontributin kryesor për nga degët e ekonomisë në këtë ritmike rënieje e ka dhënë sektori i ndërtimit. Më pas vijon sektori i transportit, i ndjekur nga sektori i industrisë”, tha drejtori i INSTAT, Gjergj Filipi.

Degët e tjera, si shërbimet bujqësia dhe tregtia patën rritje pozitive, por kjo nuk ka mjaftuar për të kompensuar rënien e fortë në sektorin e transporteve dhe veçanërisht atë të ndërtimit, që reflekton shpenzimet e larta të Qeverisë vitin e kaluar dhe rënien e tyre këtë vit.

“Kjo nuk është e papritur, sepse tremujori i dytë i vitit 2013 ka qenë i pazakontë në intensitetin e tij”, tha Filipi.

Sipas INSTAT shifra negative e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë është e lidhur me bazën e lartë të krahasimit, pasi vitin e kaluar tremujori i dytë pati një rritje të pazakontë të diktuar nga shpenzimet e larta të Qeverisë në prag të zgjedhjeve.

“Eshtë tremujori më i lartë, pra i dyti i vitit 2013, i përformancës ekonomike si tremujor, që nga tremujori i parë i vitit 2009. Ky tremujor i dytë i 2014, i duhet të krahasohet me majën e tremujorit të dytë të vitit 2013. Për rrjedhojë, ritmika vjetore, merr me vete krahasimin me një ecuri të pazakontë të lartë në të shkuarën, prandaj është në tërësinë e vet me rënie ndaj të njëjtit vit më parë, ekonomia”, theksoi Filipi.

Por, edhe pse krahasuar me një vit më parë, shifrat e tremujorit të dytë ishin negative, Instat thotë se ekonomia po ringrihet

“Lajmi i mirë është që ka rritje ekonomia ndaj tremujorëve. Ekonomia shqiptare po stabilizohet, me ritme modeste rritjeje, por po stabilizohet”, tha Filipi.

Goditja në tremujorin e dytë e zbret rritjen vjetore për gjithë gjahtëmujorin e parë të këtij viti në 0.45 për qind. Vlerësimi zyrtar i Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar është që rritja ekonomike për gjithë vitin të arrijë në 2 për qind, por shifrat e tremujorit të dytë e kompromentojnë jo pak këtë objektiv, edhe pse mbetur për t’u parë se cila do të jetë ecuria në dy tremujorët e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.