⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -0.19% ETH $2,241 ▼ -0.1% XRP $1.1616 ▼ -2.23% SOL $89.7500 ▼ -0.69%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Interpelanca në Kuvend për bankën 100% dixhitale, opozita shqetësime për licencimin. Ministrja Ismaili: Licencimi, jo kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë

Në Kuvend është zhvilluar një interpelancë e kërkuar nga opozita lidhur me procesin e licencimit të “Jet Bank”, banka e parë 100% dixhitale në Shqipëri, me deputetin e PD-së Belind Këlliçi që ngriti shqetësime për procedurën dhe rreziqet e mundshme financiare.

Këlliçi deklaroi se licencimi i një banke nuk është një proces formal, por një vendimmarrje me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e kursimeve të qytetarëve dhe stabilitetin e sistemit bankar. Ai theksoi gjithashtu rrezikun e mundshëm të pastrimit të parave, duke e cilësuar këtë si një fenomen që, sipas tij, po dëmton ekonominë e vendit.

“Shqetësim për dhënien e licencës për bankën e parë 100% dixhitale në Shqipëri dhe i gjithë procesi nuk ka zgjatur më shumë se 7 muaj. Licencimi i një banke nuk është proces formal, por gjithëpërfshirës, pasi një vendimmarrje e tillë ka ndikim jo vetëm në sigurinë e parave të shqiptarëve, por edhe në sistemin bankar në vend. Institucionet tona duhet të shtojnë vigjilencën në një kohë kur janë hapur kapitujt për negociatat e anëtarësimit. Aspekti më shqetësues është pikërisht pastrimi i parave. Nuk flasim për një akuzë të opozitës, por për një fenomen që po gërryen ekonominë e vendit tonë: paratë e pista të grupeve kriminale”, tha Këlliçi.

Nga ana tjetër, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si dezinformim dhe propagandë politike. Ajo u shpreh se mbikëqyrja bankare nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë, e cila vepron në mënyrë të pavarur.

Ismaili akuzoi opozitën për nxitje pasigurie dhe për, siç tha ajo, përpjekje për të dëmtuar besimin tek institucionet. Sipas saj, licencimi i bankave në Shqipëri bëhet në përputhje me ligjin dhe standardet institucionale, larg ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv.

“Kemi një shoqëri të ndarë nga dezinformimi i strukturave të caktuara politike në kurriz të qytetarëve dhe kjo është një njollë që partia juaj e mban për shkak të interesit të ekzagjeruar politik që prevalon mbi interesin e qytetarëve. Ky stil i vjetër, por me metoda të reja, shfaqet me kërkesën për interpelancë me Kryeministrin lidhur me licencimin e Jet Bank si banka e parë digjitale në vend. Kjo çështje nuk është kompetencë e qeverisë, pasi mbikëqyrja bankare kryhet në mënyrë të pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ju investoni vetëm në shpifje dhe propagandë për të ngjallur pasiguri dhe frikë. Sot jemi këtu përballë dy modeleve: nga njëra anë, një që e sheh vendin vetëm përmes baltës dhe dyshimeve, dhe nga ana tjetër modeli i një Shqipërie që ecën përpara, hap tregun dhe forcon institucionet. Ju kërkoni që Kryeministri të bëhet edhe guvernator, edhe prokuror, edhe gjyqtar. Bankat në Shqipëri nuk i licenson qeveria, por Banka e Shqipërisë, dhe Kushtetuta përcakton qartë pavarësinë institucionale të saj”, tha Ismaili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.