🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 92.37 ▼3.8%
ARI 4,522 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,808 ▼ -6.08% ETH $1,752 ▼ -6.38% XRP $1.1586 ▼ -6.08% SOL $68.6400 ▼ -8.28%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.37 ▼3.8 % ARI 4,522 ▲1.24 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.37 ▼3.8 % ARI 4,522 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Interpelanca/ Lamallari: Shqipëria nuk është “kamp tranziti”. Balliu: Vendi po përdoret si korridor për emigracionin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një interpelancë në Kuvend me deputetin demokrat Klevis Balliu, ku theksoi se Shqipëria nuk po bëhet një “kamp tranziti” për emigracionin e paligjshëm dhe ka të gjitha kapacitetet për menaxhimin e flukseve migratore.

Në fjalën e tij, Lamallari sqaroi se vendi ka një plan kombëtar kontingjence, kapacitete pritëse të planifikuara, mekanizma identifikimi biometrik, procedura azili dhe struktura operacionale të gatshme për çdo skenar të mundshëm. Lamallari shtoi se vetë Bashkimi Europian ka vlerësuar pozitivisht Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024–2030 dhe bashkëpunimin e Shqipërisë në fushën e kthimit dhe ripranimit të emigrantëve.

“Shqipëria kamp tranziti për emigracionin ilegal? Jo! Shqipëria ka një plan kombëtar kontingjence të hartuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, ka kapacitete pritëse të planifikuara dhe procedura azili të qarta. Jemi të përgatitur për të përballuar çdo fluks migrator. Alarmet për humbje kontrolli apo kthimin e Shqipërisë në një hapësirë të pakontrolluar migratore nuk mbështeten në fakte”, tha Lamallari, duke nënvizuar se çdo përpjekje për të paraqitur vendin tonë si një “hallkë të dobët të sigurisë europiane” injoron rezultatet konkrete të institucioneve shqiptare.

Ministri theksoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me agjencitë europiane, duke përmendur FRONTEX, Europol dhe partnerë të tjerë strategjikë, si dhe monitorimin e kufijve sipas standardeve më të avancuara.

“Migrantët e parregullt identifikohen, regjistrohen dhe trajtohen sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare. Shqipëria nuk është një hapësirë ku krimi organizon korridore të lira kalimi; përkundrazi, i mbyllim këto korridore dita-ditës dhe tregojmë se jemi një partner i besueshëm për Europën”, shtoi ai.

Lamallari vuri theksin se Shqipëria nuk është thjesht një përfitues i sigurisë kolektive, por një kontribues aktiv në mbrojtjen e kufijve europianë dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke marrë pjesë në operacione kundër migracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Shqipëria po ndërton një shtet që mbron kufijtë e vet dhe njëkohësisht kontribuon në sigurinë e Europës. Objektivi ynë është të jemi anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian deri në vitin 2030,” deklaroi ministri.

Ai nënvizoi se siguria, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar janë prova konkrete të gatishmërisë së vendit për përgjegjësi më të mëdha në familjen euroatlantike.

Në interpelancën me Lamallarin, qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike u paraqit nga deputeti Klevis Balliu, i cili ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare, emigracionin e paligjshëm dhe aktivitetin e grupeve kriminale në vend.

Gjatë fjalës së tij, Balliu kritikoi qëndrimin e ministrit, duke deklaruar se është e papranueshme që çështjet e sigurisë të mos konsiderohen emergjente nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, Shqipëria vijon të përdoret si një korridor i rëndësishëm për emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin, ndërsa grupet kriminale kanë ngritur struktura të organizuara dhe rrjete të sofistikuara veprimi.

Deputeti demokrat argumentoi se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te ekzistenca e krimit të organizuar, por te raporti që ai ka me institucionet shtetërore.

“Është rast unik që ministri i Brendshëm thotë se siguria kombëtare nuk është emergjencë. Shqipëria është përdorur si korridor i rëndësishëm për emigracionin dhe trafikimin, ndërsa organizatat kriminale kanë ndërtuar rrjete të sofistikuara. Pas çdo organizate kriminale fshihet pyetja: ku ishte shteti? Si ka mundësi që organizatat kriminale veprojnë pa u goditur? Problemi është lidhja mes krimit dhe shtetit. Kush përfiton nga kjo veprimtari? Krimi nuk ekziston në vakuum”, deklaroi Balliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.