🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 92.85 ▼3.3%
ARI 4,528 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,883 ▼ -4.77% ETH $1,780 ▼ -5.23% XRP $1.1800 ▼ -4.43% SOL $70.1400 ▼ -6.65%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.85 ▼3.3 % ARI 4,528 ▲1.37 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 92.85 ▼3.3 % ARI 4,528 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Begaj takon presidentin e Lituanisë, diskuton për integrimin dhe NATO-n

Presidenti shqiptar Bajram Begaj priti në Tiranë sot në 4 qershor homologun nga Lituania, Gitanas Nausėda, në kuadër të një vizite zyrtare.

Gjatë takimit, dy presidentët diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Një nga temat kryesore të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja që Lituania i ka dhënë vendit në këtë rrugëtim. Begaj vlerësoi qëndrimin e vazhdueshëm të Vilniusit në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Dy liderët diskutuan gjithashtu për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologji, energji, turizëm dhe inovacion.

Në fokus të takimit ishte edhe siguria Euroatlantike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve si aleate në NATO. Presidenti Begaj ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe rëndësinë e unitetit të aleancës përballë sfidave të sigurisë në Evropë. Në bisedë u trajtuan edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ku u theksua mbështetja për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Fjala e plotë e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj:

I nderuar President i Republikës së Lituanisë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot në Tiranë Presidentin e Republikës së Lituanisë, mikun e nderuar, z. Nausėda.

Kjo vizitë është shumë domethënëse, pasi është vizita e tretë e Presidentit të Lituanisë në Shqipëri për një kohë të shkurtër, por e para vizitë zyrtare në  34-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Intensifikimi i kontakteve dhe shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë dëshmon qartë vullnetin e palëkundur dhe vullnetin e përbashkët për ta çuar përpara partneritetin tonë dhe bashkëpunimin tonë.

Me Presidentin Nausėda zhvilluam një takim shumë të mirë e përmbajtëssor.

Shqipëria dhe Lituania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira, të bazuara në besim reciprok, respekt të ndërsjellë dhe vlera Euroatlantike. Sot rikonfirmuam angazhimin tonë për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit tone në fusha me interes reciprok.

Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ishte një nga temat kryesore të bisedës. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Lituania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria vlerëson qëndrimin konsekuent të Lituanisë në mbështetje të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm vitet e fundit dhe ka hyrë në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit. Ne jemi të angazhuar të vijojmë me reformat dhe objektivin tonë strategjik.

Vlerësojmë mbështetjen e Lituanisë në një moment kaq të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit. Jemi të bindur se edhe gjatë Presidencës lituaneze të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2027, zgjerimi do të mbetet një prioritet i rëndësishëm në agjendën evropiane. Shqipëria do të vazhdojë me vendosmëri reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Diskutuam, gjithashtu, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Megjithëse marrëdhëniet tona ekonomike kanë njohur zhvillime pozitive vitet e fundit, ekziston ende një potencial i madh për t’u shfrytëzuar. Shprehëm vullnetin se mund të intensifikojmë bashkëpunimin në sektorët e teknologjisë dhe digjitalizimit, energjisë, turizmit, bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese, si dhe në fushën e inovacionit.

Jam i kënaqur që numri i turistëve nga Lituania që vizitojnë Shqipërinë është në rritje të vazhdueshme. Vendi ynë ofron mundësi për turizëm bregdetar, kulturor e natyror, dhe natyrisht ne mirëpresim çdo iniciativë që do të afrojë më shumë qytetarët dhe bizneset e dy vendeve tona.

Si dy vende aleate në NATO, Shqipëria dhe Lituania ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë Euroatlantike. Në kushtet e sfidave të shtuara të sigurisë në Evropë, uniteti dhe solidariteti i Aleancës mbeten thelbësore. Vlerësojmë kontributin e rëndësishëm të Lituanisë në forcimin e sigurisë evropiane dhe ritheksova angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në përpjekjet e përbashkëta të NATO-s dhe për rritjen e buxhetit të mbrojtjes sipas dakordësisë së Samitit të Hagës.

Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën, sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Ne besojmë se një Evropë e sigurt dhe e qëndrueshme kërkon një përgjigje të bashkuar ndaj çdo kërcënimi ndaj vlerave demokratike.

Gjatë bisedës sonë trajtuam edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajon dhe për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane.

Në këtë kontekst, ritheksova rëndësinë e integrimit Euroatlantik të Kosovës. Falënderova mikun tim, Presidentin Nausėda, për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Kosovës dhe kontributin e saj me trupa në KFOR, votës pro anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës dhe i kërkova që kjo mbështetje të vijojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, vlerësuam edhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit tonë shumëpalësh. Shqipëria dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të besueshëm dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetin e mirë.

Jam i bindur se kjo vizitë juaja, i dashur President, do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve tona dhe do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë dhe të një të ardhmeje evropiane.

Shumë faleminderit!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.