☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,790 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,118 ▲ +0.1% ETH $2,138 ▲ +1.56% XRP $1.3460 ▲ +0.24% SOL $82.5000 ▼ -0.57%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,790 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet e Huaja Direkte, OECD: Shqipëria më pak konkurruese në rajon, “Thembra e Akilit” drejtësia dhe pronësia

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit për Konkurrueshmërinë në Europën Juglindore në vitin 2018, duke bërë një vlerësim për të paktën 17 dimensione nga Investimet e Huaja tek shërbimet publike, çështja e antikorrupsionit, bujqësia, infrastruktura apo çështja e taksave.

Raporti shkruan se rajoni duhet të heqë dorë nga gara e tij për të ofruar taksa sa më të ulëta dhe se duhet të gjejnë alternativa të tjera të tërheqjes së investimeve, duke vënë theksin tek shteti ligjor dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes.

Vetëm lidhur me Investimet e Huaja Direkte, OECD ka bërë një vlerësim me dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë është ai i politikave në investimet që përfshin gjashtë nënkomponentë të tjerë, ku i pari është garancia për shpronësimin. Në këtë tregues, Shqipëria ka marrë 3.5 pikë njëlloj sa Bosnja por më pak se Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, që kanë regjistruar vlerën 4.

Nënkomponenti i dytë lidhur me politikat e investimeve është edhe më i dobëti në tërësi për vendin tonë. Bëhet fjalë për sistemin gjyqësor, ku Shqipëria ka marrë një vlerësim 1.5 pikë dhe po kaq edhe Bosnja ndërkohë që të katërta vendet e tjera janë dukshëm më mirë me Serbinë dhe Malin e Zi, si performueset më të mira.

Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve është nënkomponenti i tretë dhe këtu Shqipëria renditet e parafundit duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën, por ndërkohë pjesa tjetër e vendeve janë më mirë sesa ne. Aspekti ligjor për rregullimin e të drejtave të pronësisë e rendit Shqipërinë sërish para Bosnjës, por në të njëjtin nivel me Kosovën dhe Maqedoninë. Pjesa tjetër sërish janë më mirë.

Komponenti i dytë që merr në llogaritje OECD është promovimi i investimeve dhe lehtësimi. Në këtë kontekst, strategjia dhe kuadri institucional i ka dhënë Shqipërisë 2.5 pikë, duke mos na bërë as të parët dhe as të fundit në rajon. Targetimi i investitorëve është nënkomponenti i dytë që na rendit pas Serbisë, ndërkohë që e para është Maqedonia. Tek incentivat për investimet vendi ynë renditet përkrah Bosnjës dhe Kosovës me 2 pikë, ndërkohë që pjesa tjetër janë para.

Në vlerësim janë marrë edhe “aftercare” (kujdesi për investitorin pas investimit), koha e nisjes së një biznesi dhe lidhja e Investimeve të Huaja Direkte me Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla ku Shqipëria ka regjistruar një nivel pikësh prej 3, 2.5 dhe, 2. Në total, vlerësimi që përdor OECD ka 5 pikë, çka tregon edhe nivelin më të lartë, por që asnjë nga vendet nuk e ka arritur.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.