Maqedonia

”IPA fondet u humbën për shkak të keqpërdorimeve”

Keqpërdorimet e IPA fondeve nga Maqedonia ishin shkak që BE aplikoi ndalesën prej mbi 90 milion eurove që ishin të drejtuara për zhvillimin e projekteve në Maqedoni, kështu thotë Euro Deputeti nga Partia Popullore Evropiane Eduard Kukan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se në këtë rast, pyetja duhet parashtruar nga ana e kundërt. Çka mund të bëjë Maqedonia që t`i kthej IPA fondet? Maqedonia ndoshta edhe i humbi një pjesë prej atyre mjeteve si pasojë e keqpërdorimeve. Për këtë arsye është me rëndësi që qeveritarët të kanë kontroll mbi atë harxhim. Që të funksionoje kjo gjë është me rëndësi që të kihet një ambient stabil politik në Maqedoni”, deklaroi Kukan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button