🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,967 ▼ -1.75% ETH $2,060 ▼ -3.83% XRP $1.3161 ▼ -2.38% SOL $79.0400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Teknologji

iPhone 6 Plus nuk është i qëndrueshëm, lakohet në dorë(Video)

iphone-6-plus-nuk-euml-sht-euml-i-q-euml-ndruesh-euml-m-lakohet-n-euml-dor-euml-video_hdVetëm disa ditë pas lansimit në SHBA dhe disa ditë para debutimit të tij global, thuhet se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë hasur në një problem – pretendohet se fableti i parë i Apple me ekranin prej 5.5-inç mund të deformohet, dhe lakohet edhe gjatë mbajtjes në xhep.

Kërkesa për pajisjet e reja mobile të Apple, përkatësisht modelet e reja të iPhone 6 ka qenë e pangopur, dhe Apple pretendon se ka shitur 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vetëm në fundjavën e parë pas lansimit, një rritje e shitjeve nga 9 milionë njësi sa ishte një vit më parë, kur iPhone 5c dhe 5s debutuan në treg.

Megjithatë, që nga dita e djeshme raportohet se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus u mungon qëndrueshmëria dhe se ato shumë lehtë mund të tërhiqen, të dalin jashtë formës edhe nëse përdoruesi vetëm e mban atë në xhep.

Një numër i videove interesante kanë dalë në sipërfaqe dhe e pohojnë këtë gjë, duke përfshirë edhe videon e postuar nga Unbox Therapy që tregon deformimin e telefonit të ri të Apple, edhe pas vetëm disa ditëve të mbajtjes në pronësi.

Prezantuesi i kësaj videoje gjithashtu tregon se si trupi i aluminit të iPhone 6 Plus lakohet edhe nga presioni i duarve të përdoruesit, dhe deformimin që e pëson telefoni në pjesën e sipërme të tij.

Koha e paraqitjes së këtij lajmi nuk ka mundur të jetë më e keqe për Apple, pasi që kompania amerikane është duke u bërë gati të lëshojë në shitje ndërkombëtare gjeneratën e re të telefonave të saj.

Apple ende nuk e ka konfirmuar defektin me telefonat e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.