🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.61 ▲1.96%
ARI 4,668 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,313 ▼ -1.91% ETH $2,088 ▼ -3% XRP $1.3052 ▼ -3.38% SOL $79.2000 ▼ -4.02%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.61 ▲1.96 % ARI 4,668 ▼0.36 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.61 ▲1.96 % ARI 4,668 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Irak, ushtria rimerr aeroportin e Mosulit nga duart e ISIS

Mosuli është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas njoftimeve se forcat irakiane të sigurisë kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit të dytë më të madh të vendit në vazhdën e përpjekjeve për ta shkulur atë krejtësisht nga duart e militanteve të shtetit islamik.

“Inxhinierët riparuan të vetmin kalim drejt aeroportit që ishte shkatërruar nga ISIS-i, duke i hapur kështu rrugën avancimit të trupave tokësore. Rezistenca e luftëtarëve të Shtetit Islamik ishte e dobët. Pjestarët e tij kanë nisur të largohen drejt zonave më të populluara në jug të qytetit dhe po i përdorin civilët si mburoja njerëzore”, tha Abbas Al- Jibouri, nënkolonel.

I gjithë operacioni mori vetëm katër orë kohë. Miliantët vazhduan megjithatë të lëshonin mortaja nga brenda qytetit pasi humbën terren përballë ushtrisë.

Marrja e aeroportit dhe zonës përreth konsiderohet e një rëndësie strategjike sepse ndihmon të kontrollohen rrugët që shkojnë drejt Mosulit perëndimor.

Pjesa lindore e qytetit është nën kontrollin e forcave qeveritare, por beteja për rajonin perëndimor të tij vazhdon të mbetet ajo më e vështira. Mes trupave që mësynë aeroportin kishte dhe ushtarë të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk dihet ende cilat janë kombësitë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.