☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,591 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,793 ▲ +1.5% ETH $2,073 ▲ +3.54% XRP $1.3533 ▲ +1.2% SOL $84.4200 ▲ +2.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,591 ▲1.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,591 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Irakianët të zemëruar me kritikën e SHBA

Sërish ka konflikt në marrëdhëniet politike midis SHBA dhe Irakut. Kritika e shefit të Pentagonit Carter ndaj ushtrisë iraniane nuk u prit mirë në Bagdad. Zëvendëspresidenti Biden përpiqet të kufizojë dëmin.

Pas kritikave të ashpra nga Uashingtoni kundër ushtarëve irakianë, zëvendëspresidenti i SHBA, Joe Biden është përpjekur të qetësojë situatën në këtë mosmarrëveshje. Bideni e mori personalisht në telefon kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë në Uashington. Në bisedë zëvendëspresidenti i SHBA e siguroi partnerin e tij se “SHBA i njohin sakrificat e mëdha dhe guximin e trupave irakiane në Ramadi dhe në vende të tjera”.

Telefonata e Bidenit te al-Abadi ndodhi vetëm pak orë pasi ministri i Mbrojtjes, Ashton Carter i kritikoi forcat e armatosura irakiane për mungesë morali për të luftuar, për shkak të rënies se kryeqytetit të provincës Ramadi në duart e organizatës xhihadiste “Shteti Islamik” (IS). “Trupat irakiane është e qartë që nuk treguan vullnet për të luftuar”, i tha Carteri CNN-it. “Ato ishin në një numër shumë më të madh se kundërshtari, por nuk luftuan, u tërhoqën.”

USA Verteidigungsminister Ash Carter
Ministri Amerikan i Mbrojtjes, Carter

Al-Abadi: Carteri me sa duket me “informacione të pasakta”

Deklaratat e Carterit shkaktuan zemërim në Irak. Ato kërcënojnë ta vështirësojnë raportin midis dy vendeve aleate në luftë kundër IS. Ai “është i habitur” nga fjalët e Carterit, i tha kryeministri al-Abadi BBC. Carteri me sa duket ka pasur “informacione të pasakta”. Ai shpalli njëkohësisht për ditët e ardhshme një ofensivë të re në provincën Anbar, kryeqyteti i së cilës është Ramadi.

Edhe Irani i kritikoi deklaratat e Carterit. Gjenerali me ndikim Ghassem Suleimani i kritikoi SHBA se “nuk bënë asgjë” për t’i ndihmuar forcat e armatosura irakiane në Ramadi. Shefi i njësive elite Kuds, përgjegjëse për misionet në botën e jashtme tha se është në kufijtë e “komplotit”, kur SHBA me pretekstin për të ndihmuar irakianët janë të pranishme në zonë, por pastaj nuk ndërmarrin asgjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.