☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.21 ▲7.91%
ARI 4,757 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,589 ▼ -1.59% ETH $2,182 ▼ -1.63% XRP $1.3232 ▼ -0.63% SOL $81.7800 ▼ -0.62%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.21 ▲7.91 % ARI 4,757 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.21 ▲7.91 % ARI 4,757 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Bota

Iraku rimerr kontrollin e Ramadit

Ushtria irakiane ka rimarrë Ramadin, prej disa muajsh fortesë të të ashtëquajturit Shteti Islamik. Xhihadistët, sipas raporteve në media, janë larguar në verilindje të qytetit, duke braktisur kompleksin qeveritar të tij, ku tashmë valëvitet flamuri kombëtar irakian.

Marrja e kompleksit nënkupton, sipas zëdhënësit të trupave të Bagdadit, Sabah al-Numani, mposhtjen e ISIS-it në Ramadi. Hapi i radhës tani do të jetë eleminimi i xhepave të rezistencës.

Pohimet e al-Numanit i përforcoi dhe zëdhënësi i komandës së operacioneve të përbashkëta në Irak, Mohammed Ibrahim.

“Kompleksi qeveritar është nën kontrollin tonë të plotë. Kjo nuk do të thotë se thjesht kemi hyrë në këtë zonën-bunker, do të thotë se tashmë e kemi ne në dorë”, sqaroi Ibrahim. Që të dy zëdhënësit këmbëngulin se militantët e ISIS-t janë larguar nga sytë-këmbët për t’i shpëtuar ofensivës finale. Forcat irakiane janë përpjekur prej javësh ta rimarrin Ramadin. Qyteti i ndodhur 90 km në perëndim të Bagdadit e i banuar kryesisht nga arabë sunitë ra në duart e ISIS-it në muajin maj, çka u konsiderua një humbje tejet poshtëruese për ushtrinë e Bagdadit.

Ndihmësi i guvernatorit të provincës së Anbarit, Muhannad Haimour i tha megjithatë BBC-së se autoritetet vendore po tregohen të kujdesshme të mos e trumpetojnë ende me të madhe fitoren derisa të ketë një njoftim zyrtar nga kryeministri Haider al-Abadi. Nuk dihet me saktësi sa militantë të ISIS-it e mbronin qytetin, por sipas disa raporteve, ata nuk ishin më shumë se 400.

Deri tani nuk është bërë publik asnjë bilanc për humbjet në radhët e ushtrisë irakiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.