Kosova

Irlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, Kevin Dowling, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

irlanda-mb-euml-shtet-perspektiv-euml-n-evropiane-t-euml-kosov-euml-s_hdPresidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

Jahjaga vlerësoi rëndësinë e ofrimit të perspektivës së qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin, si e vetmja alternativë për garantimin e paqes dhe stabilitetit dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ambasadori Dowling theksoi se Republika e Irlandës vlerëson progresin që Kosova ka bërë, duke shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për agjendën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button