Politika

Isaraj: Nishani, nga komandant në kapter të PD-së

Reagimi

Zv.ministri i Drejtësisë shprehet se kreu i shtetit po vepron me veto si Presidenti i SHBA

Në Shqipëri, noteri i shtetit sipas Kushtetutës nuk mund të bllokojë e ndalojë procesin e ligjbërjes

Arben-Isaraj-320x241Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, në një koment të tijin për aktin e Presidentit për kthimin e tre ligjeve për rishikim, e cilëson si një veprim që merret pas një urdhri të dhënë, duke e kthyer kreun e shtetit në një “kapter të PD”. “Vazhdon prapë i njëjtë, urdhri absurd i “Njëshit”, që u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së. Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj. Fuqia e vetos presidenciale është vetëm një nga ndarjet e shumta të pushtetit, ose e “kontrollit dhe balancimit” të qeverisjes. Por.., kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Shqipërinë parlamentare. Në Shqipëri, noteri i shtetit sipas Kushtetutës nuk mund të bllokojë e ndalojë procesin e ligjbërjes”, komenton Isaraj vendimin e Presidentit. Më tej, zv.ministri i Drejtësisë jep dhe si shembull në mënyrë ironike qëndrimin e Nishanit, i cili vepron jo sipas rregullave të familjes-shtet. “Mendoni për pak, si në një familje: Le të themi se vëllai juaj është qeveria, ju jeni Kuvendi dhe prindi juaj është Presidenti. Vëllai juaj propozon dhe kalon një ligj ku thuhet se juve dhe vëllait tuaj, duhet t’u jepet 2000 lekë si ndihmë nga prindi juaj, në javë. Projektligji i qeverisë dërgohet në Kuvend për votën tuaj, dhe sigurisht ju do ta kaloni atë. Në mënyrë që ky projektligj familjar (shteti është një) të bëhet “ligj”, Presidenti (prindi) duhet ta kalojë atë. Megjithatë, Presidenti mendon se është një shumë e madhe si ndihmë financiare dhe e kthen vetëm një herë për rishikim. Ju pastaj e rishikoni ligjin, për 1000 lekë në javë si ndihmë, ose e lini në fuqi 2000 lekëshin. Presidenti (prindi juaj), ndihet ose jo mirë e pranon zgjidhjen dhe e noterizon vullnetin tuaj duke nënshkruar ligjin me njerëzillëk apo me memecllëk (Kushtetuta e thotë). Pyetja sot është: Çfarë ndodh me ligjin e miratuar nga qeveria dhe Kuvendi (vëllezërit), kur Presidenti (prindi), e kthen për rishikim me pretendimin “kushtetues” se të hollat duhet t’ia japë të dashurës (PD-së) ???”, shkruan Isaraj në komentin e tij nëpërmjet një postimi në Facebook të titulluar ‘Kapteri i reformës, prapa ktheu Shqipëri! Mbrapa marsh!’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button