Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,631 ▲ +0.05% ETH $2,055 ▼ -0.05% XRP $1.3185 ▲ +0.29% SOL $79.3000 ▲ +0.3%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ish bashkëpunëtorët filluan t’i kthejnë shpinën Gruevskit

Ish bashkëpunëtori i kryeministrit Gruevski dhe ish negociatori për çështjen e emrit Nikolla Dimitrov i cili aktualisht punon dhe jeton në Hagë, kundërshton politikat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Ai ka dërguar një letër nga Haga, përmes të cilës thekson se së bashku me Vlladimir Llazareviqin dhe Pero Dimshovskin, si ish bashkëpunëtorë të Gruevskit, akuzojnë se VMRO-DPMNE-ja ka uzurpuar institucionet dhe ka shkatërruar demokracinëe vendit. Në letrën e tij madje, shtohet se nuk do të lejohet që të VMRO-ja të keqpërdorët nga një grup njerëzish që e kanë humbur busullën politik.

“Ndjej përgjegjësi dhe nuk do të hesht, në këtë kohë pa kohë, kur institucionet shtetërore janë uzurpuar, ndërsa demokracia e Maqedonisë është shkatërruar përfundimisht. Nuk ka ditë pa ndonjë deklaratë të bashkësisë ndërkombëtare dhe shqetësimin e tyre mbi regresin e Maqedonisë. Nuk do të lejojmë që VMRO-ja, përmes të cilës së bashku me Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Maqedonisë, kanë vendosur themelet e Maqedonisë, të bëhet historikisht e çlegjitimuar, për shkak të një grupi njerëz që kanë humbur busullën politik,njerëz të cilët e dinë se ku është shtabi i VMRO-DPMNE-së por kanë harruar se cilat ishin idealet dhe vlerat e VMRO-së. Unë nuk jam vizitor i rregullt në shtab, por e di se kur MPB-ja shndërrohet në shtab partiak atëherë shteti merr fund”, ka shkruar Nikolla Dimitrov, Ish negociator për emrin.

Ndërkohë, në rrjetin social “Facebook” Dimitrov i kishte lënë porosi Gruevskit,duke i kujtuar projektin e rëndësishëm “Fillim i ri për Maqedoninë”. Dimitrov shkruan: “Nga shumë projekte, ti, Nikolla Gruevski harrove projektin kryesor, Maqedonia – Fillim i ri”.  Ditë më parë në emisionin 360 gradë, Vlladimir Llazareviq komentoi veprimet e fundit politike të Gruevskit, i cili sipas tij nuk lëshon pe dhe detyron bashkëpunëtorët e tij të detyrohen patjetër me mendësinë e tij.

“Kjo ishte ajo që doja të thosha,se politika sot në Maqedoni është kufizuar në atë se ju ndoshta keni mendimin tuaj, por mos u pajtoni me mendimin tuaj, ju patjetër duhet të pajtoheni me pajtimin e liderit. Ata nuk pajtohen, por më pas thonë se ne u pajtuam dhe tani të gjithë së bashku do ta mbrojmë këtë pozicion që është e vërtetë absolute”, deklaroi Vlladimir Llazareviq, Ish Ministër i Shëndetësisë.

Llazareviq publikoi ditë më parë në të përjavshmen “Fokus” një shkrim përmes të cilës Gruevskit i drejtohet “Mirupafshim Gruevski. Çfarë përfundimi?!”. Dimitrov dhe Llazareviq janë ish bashkëpunëtorët e parë të Gruevksit, të cilët deri tani, pas aferës së përgjimeve kanë shprehur publikisht pakënaqësitë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.