☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,377 ▲ +1.01% ETH $2,139 ▲ +1.83% XRP $1.3538 ▲ +1.7% SOL $85.0200 ▲ +3.11%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ish-guvernatori Ardian Fullani, sot para Apelit kërkon lirinë

Fullani-gjykate1-320x221Ish-guvernatori Ardian Fullani, i dyshuar për “shpërdorim detyre”, do të përballet sot në orën 12:00 me Gjykatën e Apelit, ku ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Treshja gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën për liri të ish-guvernatorit, kryesohet nga Alaudin Malaj, ndërsa anëtarë do të jenë Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo.

Po sot, por 45 minuta më herët, para gjykatës pritet të dalë Inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi, gjithashtu e dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Ndërsa ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë, Ilir Dedja, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi dhe Gentian Jahja, do të përballen me
Gjykatën e Apelit në seanca të ndara, me një diferencë kohe prej 15 minutash nga njëri-tjetri.

Katër punonjësit e BSH dyshohen për “shpërdorim detyre”, pasi në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Inventarizimit të kartëmonedhave në Thesar, janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, por prokuroria kërkon rikthimin e tyre në burg. Ndaj “beteja” e tyre në Apel, pritet të jetë e fortë, pasi do të këmbëngulin që të paktën të mbetet në fuqi, masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek ish-guvernatori, hetimet e organit të akuzës vazhdojnë, ku pritet që të dalin në dritë detaje të reja për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e thesarit në Bankën e Shqipërisë.

VJEDHJA NË BSH, SHKOJNË NË GJYKATË TË PANDEHURIT E PARË
Ora 10:56- Në Gjykatën e Apelit kanë shkuar në këto momente të pandehurit e parë që pritet të dalin para trupit gjykues. Raportohet se në Gjykatë ka shkuar Inspektorja e Përgjithshme, Elivar Golemi si dhe ish-punonjësit e Bankës së Shqipërisë, Ilir Dedja, dhe Fatbardha Gurthi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.