🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,942 ▲ +0.7% ETH $2,246 ▲ +0.96% XRP $1.1686 ▼ -0.69% SOL $90.0400 ▼ -0.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qyetarët për vendimin më të fundit të qeverisë Shqiptare që i hap rrugë privatizimit të banesave për familjet që prej vitesh jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore.

Gjatë takimit, zv.kryeministrja Koçiu theksoi se ky proces ishte një kërkesë e hershme e komunitetit dhe se tashmë, falë koordinimit mes institucioneve shtetërore, familjet përfituese do të kenë mundësinë të pajisen me dokumentet zyrtare të pronësisë për banesat ku jetojnë prej dekadash.

Rreth 130 familje në Njësinë nr. 6 do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky vendim, ndërsa në rang vendi numri i përfituesve arrin në rreth 2 mijë familje.

Procesi përfshin banorët e ish-konvikteve të Qytetit të Nxënësve, Pallatit të Beqarëve dhe godinave të tjera shtetërore të kthyera ndër vite në banesa për qytetarët.

Zv.kryeministrja u shpreh se vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë së Tiranës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.