🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 12 May 2026
S&P 500 7,400 ▼0.18%
DOW 49,781 ▲0.15%
NASDAQ
NAFTA 102.25 ▲4.26%
ARI 4,717 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $80,770 ▼ -1.5% ETH $2,284 ▼ -2.46% XRP $1.4418 ▼ -2.61% SOL $94.7500 ▼ -3.44%
S&P 500 7,400 ▼0.18 % DOW 49,781 ▲0.15 % NASDAQ NAFTA 102.25 ▲4.26 % ARI 4,717 ▼0.26 % S&P 500 7,400 ▼0.18 % DOW 49,781 ▲0.15 % NASDAQ NAFTA 102.25 ▲4.26 % ARI 4,717 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Europa

Dënohet me burgim të përjetshëm 21-vjeçari që ekzekutoi tre të rinj në një sallon bukurie në Suedi

Një 21-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë suedeze për vrasjen e trefishtë që tronditi vendin vitin e kaluar, kur tre të rinj u ekzekutuan brenda një salloni bukurie në qytetin universitar të Uppsalës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të 29 prillit 2025, pranë sheshit qendror Vaxjo Torg, ku u dëgjuan të shtëna të shumta me armë zjarri. Brenda një salloni flokësh aty pranë, policia gjeti të pajetë tre viktima të moshës 15, 16 dhe 20 vjeç, secili me plagë arme në kokë.

Vrasja e trefishtë shkaktoi tronditje të madhe në qytet, vetëm një ditë përpara festimeve të Natës së Walpurgis, një nga aktivitetet më të mëdha studentore në Suedi, që mbledh çdo vit mbi 100 mijë persona në Uppsala.

Në atë kohë, kryeministri suedez e cilësoi ngjarjen si “një akt ekstrem dhune” që “ngjan pothuajse me një ekzekutim”.

Sipas vendimit të gjykatës së Uppsalës, 21-vjeçari e kreu krimin në emër të një rrjeti kriminal, megjithëse hetuesit nuk arritën të identifikonin personin që urdhëroi vrasjet. Po ashtu, hetimi nuk përcaktoi nëse viktimat ishin objektivi i drejtpërdrejtë i sulmit.

“Krimet për të cilat autori u shpall fajtor janë veçanërisht brutale dhe çuan në vdekjen e tre të rinjve. Pasojat kanë prekur jetën e shumë njerëzve, veçanërisht familjet e viktimave”, deklaroi gjyqtari Daniel Gustavsson.

Gjykata theksoi se asnjë masë tjetër ndëshkuese përveç burgimit të përjetshëm nuk konsiderohej e mjaftueshme për rëndësinë e krimit.

Autoritetet suedeze prej kohësh kanë ngritur alarmin për mënyrën sesi rrjetet kriminale po rekrutojnë të rinj përmes mediave sociale për të kryer akte dhune. Sipas hetimeve, grupet kriminale përdorin shpesh adoleshentë ose persona shumë të rinj për të kryer sulme, duke përfituar nga mosha e tyre dhe nga vështirësia për të gjurmuar organizatorët e vërtetë.

Fenomeni i njohur si “dhuna si shërbim”, ku sulmet organizohen online dhe kryhen nga persona të rekrutuar përmes rrjeteve sociale, është kthyer në një shqetësim në rritje në disa vende europiane. Për këtë arsye, në prill 2025 u krijua edhe bashkëpunimi ndërkombëtar “GRIM”, mes dhjetë vendeve europiane dhe Europolit, për të luftuar këtë formë kriminaliteti.

21-vjeçari u shpall fajtor edhe për tentativë vrasjeje ndaj dy burrave në Eslov, në jug të Suedisë, dy javë para masakrës në Uppsala. Të dy personat mbijetuan pas plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.