09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 101.03 ▲11.14%
ARI 5,103 ▼1.09%
Breaking
Kosova

Ish-prokurorja Bamieh padit MPJ-në e Britanisë dhe EULEX-in

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh ka paditur mision evropian, EULEX, dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë, njofton KTV.

ish-prokurorja-bamieh-padit-mpj-n-euml-e-britanis-euml-dhe-eulex-in_hd“Ne kemi nisur procedurë në Tribunalin për Punë të Britanisë ndaj EULEX-it, katër personave specifikë dhe Ministrisë së Jashtme Britanike”, ka thënë Peter Dely, përfaqësues i saj ligjor.

Ai ka shtuar se Britania ka qenë në dijeni për pohimet e Bamihes për korrupsion në EULEX, por ata nuk kanë bërë asgjë për ta mbrojtur ose për t’i ofruar ndihmë.

Maria Bamieh ndërkaq ka thënë se kjo është mënyra e duhur për të vazhduar tutje me rastin, duke shprehur keqardhje për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Faktet për çështjen flasin vetë. Çështja ime do të provohet vetëm me prova në kohën e duhur dhe bazuar në ligjet e Britanisë. Të paditurit do të kenë mundësi të mbrojnë qëndrimet e tyre dhe të sjellin prova për to. Kjo dhe jo fushatat mediale janë mënyra e duhur për të vazhduar tutje dhe e ftoj z.Meucci dhe EULEX-in që të ndalin komentet e tyre për mua në media”, ka thënë ish-prokurorja Bamieh.

Vitin e kaluar ajo ishte në qendër të vëmendjes për raportimet se gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it ishin të përfshirë në korrupsion dhe gjykime të montuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.