Ish-të përndjekurit protestë para parlamentit, Edmond Vokshi pret live damarët
Ndenjën pa bukë, u vetëflijuan duke u djegur të gjallë dhe tashmë tentojnë të vrasin veten, duke prerë publikisht damarët. Dramat e ish-të përndjekurve politikë duket se nuk kanë të sosur. Kjo shtresë, ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar sot para parlamentit të Shqipërisë për dëmshpërblimet, ndërsa brenda zhvillohej seanca plenare.
Një prej tyre, Edmond Vokshi pasi ka dhënë një deklaratë para gazetarëve, ka prerë damarët e dorës së majtë me thikë. Protestuesit e tjerë janë afruar dhe një prej tyre i ka dhënë ndihmën e parë, duke i lidhur dorën me gjak. Më pas ka ardhur ambulanca, që e ka transportuar në spital. Edmond Vokshi ka thënë para gazetarëve se është djali i xhaxhait të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. “Na del Albana Vokshi demokrate. Familja e saj komuniste. Unë jam djali i xhaxhait”, ka thënë Edmond Vokshi. Dyshohet se ish-i përndjekuri ishte në gjendje të dehur.
I dënuar nga regjimi komunist Edmond Vokshi, nuk mundi të përfitonte statusin A1, ndërsa sot përballet me pamundësinë për të rritur pesë fëmijë!
Regjimi komunist nuk kurseu askënd, madje dhe në vitet e fundit të degradimit të tij ai mori jetë njerëzish dhe shkatërroi të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare dhe një rast është edhe Edmond Vokshi.
KUSH ËSHTË ISH-I PËRNDJEKURI EDMOND VOKSHI, PROFILI
I dënuar nga regjimi komunist Edmond Vokshi sot përballet me pamundësinë për të rritur pesë fëmijë!
Regjimi komunist nuk kurseu askënd, madje dhe në vitet e fundit të degradimit të tij ai mori jetë njerëzish dhe shkatërroi të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare dhe një rast është edhe Edmond Vokshi.
Edmond Vokshi, i dënuar nga regjimi komunist më 1988 për propagandë, ku një vit të burgut e kaloi në burgun famëkeq të Spaçit dhe pas një tentative për të vrarë veten dërgohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan, ku dhe lirohet më 1990 më statusin A1.
Edhe bashkëshortja e tij, Anila Vokshi (Paja) u dënua nga regjimi komunist me pesë vite burg me akuzën tradhti ndaj shtetit dhe vitet e fundit të regjimit komunist i bëri me punë korrektuese përveç tre viteve e burgosur politikisht nga regjimi komunist.
Kaq vite burg u deshën për familjen Vokshi që të vuanin një jetë të tërë me pesë fëmijë sa dhe sot nuk kanë një shtëpi, një punë dhe çdo ditë e jetojnë me besimin se diçka do të bëhet për të përndjekurit politik dhe shpresa i ka mbajtur në këmbë, por jo më, pasi shpesh herë mendon të vetëvritet në pamundësi për të përballuar jetën.
Ai sot e di spiunin që e ka denoncuar, madje është dhe i pushtetshëm, por ka zgjedhur të ndëshkojë veten sesa atë që e ka burgosur dhe shpresën e ka nga shteti! Edhe ligjin për hapjen e dosjeve e ndjek me interes, por për të nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe pasi e njeh persekutorin e tij, problem mbetet e ardhmja e familjes së tij.