Bota

ISIS nuk kursen as fëmijët, i varros të gjallë, kryqëzon dhe i përdorin si kamikazë ose skllave seksi

Militantët e Shtetit Islamik, ISIS nuk kursejnë as fëmijët në masakrat e tyre. I djegin, kryqëzojnë, i shesin si skllave seksi apo i përdorin si mburoja në luftë. Ky është një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

femije3Fëmijët që përdoren për të tilla masakrime janë të komunitetit Yazidi, të krishterë por dhe Shiits dhe Sunnis.

Fatkeq është cdo fëmijë në zonat e luftës ku ISIS po bën terror.

Terroristët shumë fëmijë i vrasin me prerje kokash, i varrosin të gjallë në dhe, por dhe si kamikazë.

Ndërsa një pjesë e fëmijëve të rrëmbyer përdoren si mburojë kur terroristët sulmohen nga kundërshtarët e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve, sipas OKB, pasi rrëmbehen, shiten edhe si skllevër seksi.

“Jemi shumë të shqetësuar për torturat dhe vrasjen e këtyre fëmijëve. Shumica prej tyre i përkasin pakicave të besimit”, thotë Renate Winter, anëtare e kësaj Organizate.

Related Articles

Nje koment

  1. Lexojeni me kujdes, shperndajeni me shpejtesi, dhe dorezojani “armikut”…

    Perdja Islamike që ndan vendet myslimane nga pjesa tjetër e
    botës është po aq e padepërtueshme sa ka qenë ndonjëherë
    Perdja e Hekurt, po kush dëgjon ndonjë fjalë për këtë nga
    media? Në Arabinë Saudite, për shembull, për të cilën
    amerikanët dhanë jetën për ta mbrojtur, gjendet një errësim i
    plotë mbi çdo gjë të krishterë; njëri nuk mund të mbajë një
    Bibël nëpër rrugë apo madje të zhvillojë një studim biblik në
    shtëpinë e tij private. Madje edhe në ambasadën tonë, mbi të
    cilën valëvitet flamuri amerikan, shërbesat e kishave të
    krishtera janë të ndaluara. Zyrtarisht është dënimi me vdekje
    në Arabinë Saudite dhe në disa vende të tjera myslimane (dhe
    e detyruar jozyrtarisht kudo gjetkë) që një mysliman të
    kthehet a të konvertohet në një fe tjetër.
    Vetëm myslimanët mund të jenë qytetarë të Arabisë Saudite.
    Madje edhe në ato vende arabe ku sheriati (ligji islamik) nuk
    është i detyruar nga qeveria, ndikimi i islamit e pengon lirinë e
    fjalës, të shtypit, të fesë dhe të ndërgjegjes. Në territoret e
    Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), arabët e krishterë,
    të cilët dikur kishin liri nën sundimin e Izraelit, tani vuajnë
    persekutim, burgim dhe vdekje për besimin e tyre. Dhe, prapë,
    as OKB-ja as vet qeveria jonë nuk e kundërshton një tirani të
    tillë prapa perdes islamike.
    Myslimanët ngrenë xhami dhe adhurojnë lirisht në
    perëndim, por në vet vendet e tyre ata ua mohojnë të tjerëve
    të tilla liri. Në vend që të raportohet kjo hipokrizi, media e
    botës e mban atë të fshehur. Një autor nga Lindja e Mesme
    shkruan:
    Islami është […] më tepër antagonist [armiqësor] ndaj besimit
    të krishterë se çka qenë ndonjëherë komunizmi…. Sot në Kinën
    komuniste, krishterimi prapë lulëzon. Por rrëfimi i Krishtit nga një
    qytetar në një vend islamik konsiderohet si tradhti e lartë….
    Madje edhe një Kishë zyrtare që një qeveri komuniste do ta
    lejonte, nuk është e lejuar […] në një vend islamik. (G.J.O.
    Moshay, Kush është ky Allahu? Dorchester, 1994, fq. 111)
    Islami u përhap me të madhe nën sundimin e Muhamedit
    dhe pasuesve të tij përmes xhihadit (“luftë e shenjtë”). Vetë
    Muhamedi planifikoi 65 ekspedita ushtarake dhe udhëhoqi 27,
    përfshirë këtu tradhti dhe sulm të hapur. Ky “ungjillëzim” i
    pabesueshëm bëri “të konvertuar” me miliona me anë tëshpatës. Në kulmin e tij, islami kishte pushtuar të gjithë
    Afrikën e Veriut dhe pothuajse mori pushtetin e Evropës.
    Islami vazhdon pushtimin e tij në mbarë botën. Pushtuesit
    në ditët e sotme janë miliona emigrantë të cilët i kthejnë
    njerëzit në fenë islame nëpërmjet shtrembërimit. Dikush
    shikon në TV gra të veshura sipas modës të cilat thonë se janë
    kthyer në fenë islame dhe që dëshmojnë për gëzimet dhe
    rrugët e tij paqedashëse. Sidoqoftë në një vend mysliman atyre
    u duhet të mbulohen me vel ku duken vetëm sytë, u duhet të
    veshin mantele të gjata e të zeza, nuk mund të ngasin një
    makinë, mund të jenë një nga bashkëshortet që zakonisht
    keqtrajtohen nga burrat e tyre, të divorcohet nga denoncimi i
    tij publik, skllave të vërteta nën sundimin e sheriatit. Mjaft për
    t’u çuditur, Hillari Klinton, Organizata Kombëtare e Grave
    (NOW) dhe të tjerë mbrojtës të shquar për të drejtat e grave
    janë të heshtur ndaj abuzimit famëkeq të islamit për gratë.
    Qëllimi i islamit
    Qëllimi i sinqertë i islamit, i treguar në Kuran (u konsultuan
    tri versione) dhe në hadithet (traditat e shkruara islamike),
    mbetet po ai: që ta sjellë gjithë njerëzimin në nënshtrim (ky
    është edhe kuptimi i fjalës “islam”) dhe të vrasë ose robërojë të
    gjithë “idhujtarët” (d.m.th., jobesimtarët në Allahun dhe
    Muhamedin profetin e tij – Sura 2:190-92; 4:76; 5:33; 9:5, 29,
    41; 47:4 etj.). Islami (në bindje të Kuranit dhe shembullit të
    Muhamedit) është forca lëvizëse mbrapa shumicës së
    terrorizmit sot. Muhamedi shpalli: “Ora e fundit nuk do të vijë
    përpara se myslimanët të luftojnë me judenjtë dhe myslimanët
    t’i vrasin ata”.
    Perëndimorët me çiltërsi e pranojnë Allahun, që frymëzoi
    Muhamedin, si Perëndinë e Biblës. Sidoqoftë Allahu s’ka bir
    dhe mohon Trininë (4:171), është i pakuptueshëm dhe ishte
    idhulli/perëndia pagane e fisit të Muhamedit përpara se ai të
    ishte lindur. Allahu u thotë myslimanëve, “Mos zini miq as
    judenjtë as të krishterët […] luftoni idhujtarët [të pafetë] kudo
    që t’i gjeni…. Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën
    tjetër” (5:51; 9:5, 29, 41). Por Perëndia trini i Biblës dëshiron
    që njerëzit ta njohin Atë (Jer. 9:24), një njohuri që është e
    nevojshme për shpëtimin (Gjo. 17:3). Judenjtë janë “populli i
    Tij i zgjedhur” (Eks. 6:7; Lev. 20:26; 1 Kro. 16:13; Psa. 105:6
    ejt.) dhe të krishterët janë fëmijët e Tij shumë të dashur (Rom.
    8:16,21; Gal.3:26; Efe. 1:5;5:1 etj.).
    Në vend të konvertimit [kthim në fe tjetër] me forcë, Krishti
    tha se dishepujt [ndjekësit] e Tij nuk luftuan pasi mbretëria e
    Tij nuk ishte e kësaj bote (Gjo. 18:36). Dhe vërtet, Ai u tha
    dishepujve të Vet: “Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju
    mallkojnë, bëjuni mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata
    që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin” (Mt. 5:44).
    Krishti e dha jetën e Tij për të shpëtuar mëkatarët dhe
    ndjekësit e Tij duhet të jenë të gatshëm të japin jetët e tyre për
    ta çuar këtë lajm të mirë nëpër botë. Shpëtimi biblik është një
    dhuratë falas e paguar me anë të vdekjes së Krishtit, që tha“Shkoni, pra, në mbarë botën dhe predikojini ungjillin çdo
    krijese” (Mr. 16:15). Ky urdhërim përfshin edhe një bilionë
    myslimanët e sotëm. Ata paraqesin një sfidë të frikshme (dhe
    të pashmangshme) ndaj çdo të krishteri. Por si mund t’jua
    çojmë ne ungjillin atyre që mund të vriten për të besuarit në
    të, ose që mund të na vrasin neve që jua ofrojmë atë atyre?
    Përpjekjet për të ungjillëzuar myslimanët kanë patur pak
    sukses për arsye të qarta. Megjithatë, kohët e fundit ka qenë
    duke u pranuar një mënyrë e re dhe me nga sa thuhet më e
    frytshme: përdorimi i shkrimeve myslimane për të paraqitur
    Krishtin. Në këtë drejtim, disa ish-myslimanë kanë shkruar ca
    material të dobishëm.
    Hadithet dëshmojnë për lindjen prej virgjëreshe, jetën e
    pamëkatë dhe mrekullitë e Krishtit, i cili quhet “Fjala e
    Allahut”. Disa pjesë të Kuranit, gjithashtu, flasin me
    konsideratë të lartë për Krishtin: që Ai u lind nga Maria kur kjo
    e fundit ishte e virgjër (Sura 3:45-47; 21:91 etj.); Ai është
    shembulli më i lartë (43:57); dhe që vetëm Ai është quajtur
    “Isa,” që do të thotë Shpëtimtar (3:45). Ndonëse Muhamedi
    nuk ishte në gjendje të kryente mrekulli (17:90-96; 29:50-52
    etj.), Krishti kreu (2:252-53; 3:49); dhe ndryshe nga të tjerët
    si Moisiu i cili bëri mrekulli ndaj urdhrit të Perëndisë, Jezusi
    bëri mrekulli nga vet iniciativa [nisma] e Tij (26:63 etj.),
    Madje edhe të ngjallë të vdekurit (3:49; 5:110; 36:78, 79 etj.).
    Për më tepër, Kurani thotë se Muhamedi ishte një mëkatar
    (9:43; 40:55; 47:19; 48:2 etj.), por Jezusi ishte i pamëkatë
    (19:17-19).
    Megjithatë, pavarësisht nga nderi dhe respekti i akorduar [i
    dhënë] Jezusit, Jezusi i islamit nuk është Jezusi i Biblës por
    “një Jezus tjetër” (2 Kor. 11:4) — prandaj kini kujdes.
    Traditat e islamit
    Megjithëse në pjesët e tij të para Kurani të paktën nderon
    pjesë të Biblës si “Libri” dhe judenjtë dhe të krishterët bashkë
    si “njerëzit e Librit”, ai shpesh e hedh poshtë Biblën: Ai mohon
    se Jezusi është Perëndi (3:59, 62; 4:171) dhe se Ai vdiq mbi
    kryqin (4:157-58; 5:116-20) për mëkatet tona. Traditat e
    hershme thonin se me kërkesën e Krishtit një dishepull i
    ngjashëm me Të e çliroi Atë nga kryqi duke vdekur në vend të
    Tij. Megjithatë, pjesë të tjera duket se shpallin se Krishti me të
    vërtetë vdiq (3:33, 55; 5:117; 19:33) dhe shumë studiues
    islamikë zgjedhin këtë pikëpamje sot. Kurani mohon se dikush
    mund të vdesë për një tjetër (17:13-15; 35:18). Në të vërtetë,
    ai thotë se “asnjë shpirt i ngarkuar” [d.m.th., mëkatar] nuk do
    ta bartë barrën [mëkatin] e tjetrit”. Përderisa Jezusi ishte pa
    mëkat, Ai duhet të jetë një përjashtim.
    Që mëkatari të falet në mënyrë të drejtë, vetë Perëndia duhet
    të paguajë dënimin e kërkuar nga drejtësia e Tij; por ky
    koncept është i huaj për islamin. Kurani përmban paqartësi:
    “Pendim i pranueshëm te Allahu është vetëm ai i atyre që e
    bëjnë të keqen me mosdije e pastaj shpejt pendohen tek
    Allahu…. Vërtet! Allahu fal […] atij që dëshiron…” (4:17, 106,116). Nuk janë shpjeguar as “mosdija” as “shpejt”, as pse
    Allahu fal disa dhe jo të tjerët. As nuk garanton pendimi falje.
    Ajatollah Khomeini tha: “Edhe nëse Salman Rushdie (autori i
    Vargjeve Satanike) pendohet dhe bëhet njeriu më fetar i të
    gjitha kohëve, është detyra e çdo myslimani për të përdorur
    gjithçka që ai ka, jetën e tij dhe pasurinë e tij, për ta dërguar
    atë në ferr”. Nga ana tjetër, Bibla u ofron falje të gjithëve.
    Madje Krishti vdiq për të shpenguar ata të cilët e urryen Atë
    dhe i kërkoi Atit të Tij që t’i falte ata të cilët e kryqëzuan Atë
    (Lu. 23:34).
    S’ka pendim të mundshëm
    Në jetën reale, falja e Allahut kurrë nuk vjen në kohë për të
    ndaluar një dorë, këmbë apo vesh nga të prerët si ndëshkim
    për vjedhje. Me qindra irakianë të gjymtuar nga ky dekret i
    panjerëzishëm islamik largohen nëpër kampe që janë në kufi
    me atë vend. E prapë, rrëmbimi i fëmijëve nuk kërkon një
    gjymtim të tillë, pasi një person nuk konsiderohet si pronë.
    Edhe kurvërimi nuk kërkon një gjymtim të tillë, ndërsa një
    vjedhje e vogël e kërkon.
    Antikrishti (dexhali) është një temë e rëndësishme e
    haditheve, që paralajmërojnë ardhjen e tij. Ai është quajtur
    “Krishti i rremë”, i cili do të mashtrojë shumë afër fundit të
    epokës. Hadithet mësojnë se Jezusi do të kthehet në fund që të
    shkatërrojë dexhalin. Besimi në “Ditën e Fundit [botën tjetër]”
    është një pjesë themelore e besimit mysliman (2:62).
    Patjetër, të përpiqesh t’i fitosh myslimanët duke cituar
    Kuranin dhe hadithet mund të lërë të kuptohet se këto shkrime
    islamike janë të frymëzuara nga Perëndia. Madje M. N.
    Anderson, i cili ka bërë një punë kaq të shkëlqyer, ra në këtë
    grackë në librin Krenar për të qenë një mysliman në fq. 6:
    “Megjithëse ishte Gabrieli [i barazuar në islam me Frymën e
    Allahut] ai që ia njoftoi Kuranin atij, ai [Muhamedi] iu drejtua
    njerëzve të Librit për siguri, kur ishte në dyshim për sa i përket
    Kuranit”. Për fat të keq, kjo të lë përshtypjen sikur Kurani të
    ishte i frymëzuar nga Perëndia dhe se njerëzit e Librit
    (judenjtë dhe të krishterët) duhej të vërtetonin mësimet e tij
    nga Bibla. Ky nënkuptim, në mënyrë tragjike, do të vërtetonte
    se myslimanët ishin në gabim.
    Mospajtimet e Biblës me Kuranin janë justifikuar duke thënë
    se Bibla u korruptua. Por Kurani u dërgua për të qenë “si një
    mbrojtës” për Biblën (5:48); prandaj, nëse Bibla u korruptua,
    Kurani dështoi. Vetë Libri i Shenjtë mysliman pohon se shumë
    prej tekstit të tij është i errët (3:7); madje myslimanëve iu
    duhet t’u kërkojnë sqarim “Njerëzve të Librit [Biblës]” (21:7)!
    Gjithashtu Kurani bie në kundërshtim edhe me vetveten:
    Allahu krijoi gjithçka “sa hap e mbyll sytë” (54:49, 50), “për dy
    ditë” (41:9, 12), “brenda katër ditëve” (41:10), “brenda
    gjashtë ditësh” (7:54; 10:3; 32:4), “në një ditë” e barazuar me
    “njëmijë vjet” (32:5) dhe gjithashtu “pesëdhjetë mijë vjet”
    (70:4); Jezusi nuk është Biri i Perëndisë (4:171), dhe prapë Ai
    është (19:17-21) etj.Gjenden edhe gabime shkencore në Kuran. Madje legjenda
    arabe janë rrëfyer si ngjarje të vërteta. Kurani përmban shumë
    besëtytni dhe okultizëm, sidomos në referimet e tij për
    xhindetTë shmangësh përshtypje të gabuara
    Duke cituar Kuranin dhe hadithet ne duhet të shmangim me
    kujdes përshtypjen se jemi duke vërtetuar këto shkrime. Merr
    parasysh diskutimin e Palit me filozofët mbi Areopag:
    “…sikurse kanë thënë disa nga poetët tuaj” (Vep. 17:28). Pali
    nuk po sugjeronte se këta shkrimtarë ishin të frymëzuar nga
    Perëndia — dhe ai shkoi përtej tyre për të paraqitur ungjillin.
    Në të njëjtën mënyrë, ne duhet të shkojmë me dashuri përtej
    asaj se çfarë thotë Kurani dhe hadithet për Jezusin, për të
    paraqitur ungjillin e vërtetë; përndryshe nuk kemi një bazë për
    shpëtimin.
    Që një mysliman të bëhet i krishterë i vërtetë ai duhet të
    shpallë të pavlefshëm perëndinë e rremë të islamit, Allahun,
    dhe ungjillin e tij të rremë të shpëtimit me anë të veprave. Për
    fat të keq, ungjillit po i bëhet komprometim për ta bërë atë
    tërheqës për myslimanët. (Në Perëndim ai po bëhet tërheqës
    për të gjithë). Shumë “të konvertuar” nuk e kanë kuptuar
    kurrë ungjillin dhe kështu nuk kanë besuar atë që është “fuqia
    e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson” (Rom. 1:16). Pa
    dyshim që ungjilli nuk gjendet në Kuran. Sidoqoftë me sa
    duket myslimanët po shpëtohen duke dëgjuar atë. Autori i Ura
    lidhëse: Krishterimi dhe Islami (NavPress, 1997) na jep
    dëshminë e një myslimani “të kthyer” te krishterimi në
    Pakistan (fq. 27): “Teksa po dëgjoja Kuranin që lexohej në
    radio ditë për ditë, dëgjova se Krishti ishte shumë i nderuar
    […] dhe i vendosur pranë Perëndisë. I thashë vetes: ‘Nëse
    dëshiroja dikë që të ndërmjetësonte për mua tek Perëndia, a
    do të kishte ndonjë që do ta bënte këtë punë më mirë se
    Krishti…?’ Dhe kështu u luta, ‘Zoti Isa [Jezus] të lutem më
    ndihmo. Dëshiroj që t’ia përkushtoj veten Perëndisë nëpërmjet
    teje. Përderisa ti je shumë i nderuar dhe i ulur pranë Tij, ti
    mund ta bësh këtë’”. Më pas autori komenton: “Mbas kësaj, ai
    u ndje si një njeri i ndryshuar, më i lumtur se më parë…”.
    Ky është një mashtrim i ngjashëm me atë të atyre që thonë:
    “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd? […] dhe
    kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?”, të cilëve
    Zoti iu përgjigjet: “Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga
    unë…” (Mt. 7:21-23). T’i kërkosh Isaias të islamit të
    ndërmjetësojë për dikë, nuk të shpëton. Njëri duhet të besojë
    ungjillin për t’u shpëtuar: “Që Krishti vdiq për mëkatet tona
    sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas
    Shkrimeve” (1 Kor. 15:1-4); “Që kushdo që beson në të të mos
    humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjo. 3:15). Ky ungjill
    nuk është në Kuran dhe nuk gjendet asgjë në këtë dëshmi “të
    konvertuari” të tregojë se ai e njihte apo e besonte atë.
    Po ai autor deklaron se “60 përqind e myslimanëve të cilët
    janë drejtuar me metodat e shpjeguara në këtë libër vendosënbesimin e tyre në Krishtin…”. Por Krishti dhe apostujt e Tij nuk
    përjetuan një përqindje të tillë të kthyerish. Jezusi tha se pak
    do të shpëtohen (Mt. 7:13, 14). Autori në mënyrë entuziaste
    iu referohet myslimanëve të kthyerve në Krishtin “ndërsa
    qëndrojnë [për vite] në vathë të komunitetit të tyre islamik
    […] pa u bërë të neveritshëm për vetë komunitetin e tyre” (fq.
    10). Por Jezusi i paralajmëroi dishepujt e Vet: “Dhe të gjithë do
    t’ju urrejnë për shkak të emrit tim…? (Mt. 10:22; Gjo. 15:20).
    Të gjithë, përveç myslimanëve?
    Ne duam të jemi të urtë dhe të mos skandalizojmë me
    paraqitjen tonë të ungjillit (1 Kor. 10:32), qoftë myslimanët
    apo cilindo për të cilin Zoti na jep hir për të paraqitur “pasuritë
    e papërshkrueshme të Krishtit” (Efe. 3:8). Por ka një skandal
    të pashmangshëm për shkak të Krishtit (Mt. 26:31; Rom. 9:33;
    1 Pje. 2:8) dhe të Kryqit (Gal. 5:11). Ne duhet të jemi të
    kujdesshëm që ta paraqesim me të vërtetë ungjillin që njerëzit
    duhet ta besojnë për t’u shpëtuar. Sepse, nëse në zellin tonë
    për ta bërë botën të pranojë ungjillin ne predikojmë një ungjill
    tjetër të pranueshëm nga bota, kjo vetëm do të dënojë shpirtra
    njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button