Bota

“ISIS po planifikon një sulm në Britani”

ISIS po planifikon një sulm të fuqishëm dhe spektakolar në Britaninë e Madhe, paralajmëroi sot kryeoficeri i antiterrorit në Britani, Mark Rowley.

Ai bën me dije se një grup terroristësh po përpiqen të organizojnë sulme të mëdha përreth botës, the Britania është në mesin e vendeve të shënjestruara. “Pas një serie sulmesh në Paris vitin e kaluar, ku vdiqën 130 persona, një sulm i ngjashëm është një hap i natyrshëm për grupin terrorist”, tha Rowley.

Oficeri i lartë sjell në vëmendje deklaratat e viteve të kaluara ku grupimi ekstremist paralajmëroi se do të sulmonte policinë dhe ushtrinë, “plani i tyre është të shkatërrojnë jetën perëndimore”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button