Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,659 ▲ +0.32% ETH $2,001 ▼ -0.11% XRP $1.3365 ▼ -0.02% SOL $82.4200 ▼ -0.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

ISIS pranon aleancën e Boko Haram. Kalifati shtrihet edhe në Afrikën Perëndimore

Në kohën kur qeveria irakiane pretendon vazhdimin e avancimit në Tikrit, e thotë se fitorja në vendlindjen e ish-diktatorit Sadam Husein është shumë e afërt, Shteti Islamik raportohet të ketë pranuar aleancën e grupit militant nigerian Boko Haram.

1426241685isis-boko-aleanceNjë mesazh audio, ende i paverifikuar, përcjell komentet e një zëdhënësi të ISIS-it, se qëllimi i grupit të dhunshëm për krijimin e një kalifati islamik, tanimë është shtrirë edhe në Afrikën Perëndimore.

Një javë më parë, Boko Haram postoi një mesazh në internet, ku shprehte dëshirën për t’iu bashkuar organizatës xhihadiste. Ai vetë ka që në 2009-n, që tenton përmes një fushate të egër ushtarake të imponojë sundimin islamik në veriun e Nigerisë.

Konflikti, që prej atëherë është përhapur ngadalë edhe në shtetet fqinje.

Në mesazh, personi që e identifikon veten si zëdhënësi i ISIS-it, Mohammed al-Adnani, thotë: Ju njoftojmë lajmin e mirë të shtrirjes së kalifatit në Afrikën Perëndimore, sepse kalifi e ka pranuar aleancën e vëllezërve tanë të grupit sunit për predikimin dhe xhihadin.

Ai i nxit gjithashtu muslimanët të bashkohen me militantët në Afrikën Perëndimore, duke hedhur poshtë raportet se forcat irakiane dhe koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kanë shënuar së fundi një sërë fitoresh në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak e Siri.

Por sipas pohimeve të Bagdadit zyrtar, avancimi në terren ndaj ekstremistëve vazhdon, e Tikriti është kthyer në shembullin më të mirë ilustrues të momentit.

Militantët e ISIS-it ende kanë në dorë kompleksin rezidencial të ndërtuar nga Sadam Husein e numërojnë edhe disa xhepa rezistence nëpër qytet, por zyrtarët e ushtrisë irakiane shprehen të bindur se marrja e Tikritit dhe periferive të tij është thjesht çështje ditësh, edhe pa ndihmën e sulmeve ajrore amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.