🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Itali, shqiptari masakron me thikë gruan e dytë brenda 13 vitesh

italy-320x211Një shqiptar 53 vjeç, Asllan Agaj, ka vrarë dje pasdite me thikë bashkëjetuesen e tij 31-vjeçare, mamanë e 3 fëmijëve në Komunën Sutri, në Viterbo të Italisë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 31-vjeçaren Brunilda Hoxha, e cila kishte marrë gjashtë goditje me thikë, pesë në stomak dhe një në fyt. Hoxha ishte nëna e tre fëmijëve të mitur, dy djem 7 dhe 14 vjeç dhe një vajzë, 12 vjeç.

Pas vrasjes, 53 vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten duke pirë ilaçe dhe prerë damarët. Ai ka njoftuar menjëherë karabinierët, të cilët kanë mbërritur  në banesën e çiftit, në qendër të komunës së vogël, ku kanë gjetur gruan të pajetë e në krah saj burrin pa ndjenja.

Nga hetimet e kryera deri tani, ka dalë që rreth 13 vjet më parë, shqiptari kishte vrarë gruan e tij të parë. Episodi atëherë ndodhi në Kave, një provincë e Romës, në vitin 2001, ku ish-bashkëshortja u qëllua me kazmë për vdekje.

Hetuesit dolën në përfundimin se arsyeja e krimit para 13 vjetësh ishte xhelozia. Martesa mes Agaj dhe gruas së tij pas 20 vitesh kishte hyrë në krizë. Grindjet mes çiftit, shumë herë nga të cilat të dhunshme, ishin të përditshme. Dhe pikërisht grindja e radhës arriti kulmin, ku burri mori një kazmë dhe e vrau të shoqen.

Pastaj, pikërisht siç bëri edhe dje në Sutri, pasi kishte qëlluar me thikë 31-vjeçaren, njoftoi karabinierët dhe u dorëzua.

Gjykata e Tivolit, në vitin 2003 e dënoi me 16 vjet burg. Dënimi iu ul në 14 vjet nga Gjykata e Apelit në Romë. Në vitin 2012, pasi kishte bërë 9 vjet burg, Agaj iu kthye lirisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.