⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,655 ▼ -0.13% ETH $2,228 ▲ +0.07% XRP $1.1557 ▼ -1.53% SOL $88.9900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Italia luan kartën e fundit, kërkon t’i marr vendin Iranit në Botëror, vjen kërkesa zyrtare për FIFA-n

Nuk ia dolën të kualifikohesh nga fusha për në Botëror, por Italia po luan edhe kartën e fundit, atë politike, për të qenë pjesë e “FIFA2026”. Financial Time vjen me një version që po bën jo pak zhurmë, ku sipas medias prestigjioze, Pauolo Zampolli, i dërguar special i Donald Trump i ka kërkuar FIFA-s që […]

Nuk ia dolën të kualifikohesh nga fusha për në Botëror, por Italia po luan edhe kartën e fundit, atë politike, për të qenë pjesë e “FIFA2026”. Financial Time vjen me një version që po bën jo pak zhurmë, ku sipas medias prestigjioze, Pauolo Zampolli, i dërguar special i Donald Trump i ka kërkuar FIFA-s që të zëvendësojë Iranin me Italinë në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë:

“Konfirmoj se i kam sugjeruar si Trump ashtu edhe Infantinos që të zëvendësojnë Iranin me Italinë në Botëror. Do të ishte fantastike të shihnim Italinë, 4 herë fituese e Botërorit, në FIFA2026”

, u shpreh Zampolli në një intervistë për Financial Time.

Paolo Zampolli nuk është një emër i panjohur, përkundrazi, është një personazh me një influencë shumë të lartë, një biznesmen shumë pranë Donald Trump. Të gjithë karrierën e tij e ka kaluar mes modës dhe pasurive të paluajtshme, njihet gjithashtu edhe si njeri u cili solli Melania Trump në shoqërinë newyorkese në vitet 90.

Kjo kërkesë e tij, lexohet nga mediat si një përpjekje për të afruar Giorgia Meloni sërish me Donald Trump, por kjo është një kërkesë e pa bazë, dhe ka shumë pak gjasa që të ndodhë, për më tepër që Irani është shprehur gati për të qenë prezent në Botëror, por fillimisht kërkojnë garanci nga vendi organizator, SHBA.

Sipas mediave, Irani do të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, në Antalya, por mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata politike këtë periudhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.