☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.02 ▼1.93%
ARI 4,196 ▲2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,060 ▲ +0.71% ETH $1,661 ▲ +0.52% XRP $1.1330 ▲ +1.87% SOL $66.3000 ▲ +2.25%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.02 ▼1.93 % ARI 4,196 ▲2 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.02 ▼1.93 % ARI 4,196 ▲2 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Begaj në SHBA, i ftuar nderi në forumin në Texas: Ëndrra Amerikane mbetet e arritshme

Presidenti i Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, ai mori pjesë si i ftuar nderi në forumin “The American Dream at 250: Still Within Reach?”, organizuar nga Universiteti i Teksasit A&M dhe Shkolla Xhorxh Bush për Qeverisje dhe Shërbim Publik një traditë e cila mbledh qe prej vitit 1982 udhëheqës shtetesh, liderë politikë dhe ekspertë akademikë të njohur ndërkombëtarisht.

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, Presidenti i Republikës ndau reflektime mbi historinë, demokracinë, lidershipin dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se “ëndrra amerikane” vijon të jetë e arritshme.

Duke iu drejtuar studentëve, ai u prezantua përmes rrugëtimit të tij.

“Jam një mjek që u bë ushtarak, e më pas presidenti i një vendi që kaloi pesë dekada duke ndërtuar mure për të mbajtur larg qytetarëve të vet idetë si liria dhe qeverisja demokratike”, tha ai.

Presidenti Begaj rikujtoi se rrënjët e ëndrrës amerikane datojnë 250 vite më parë, kur në Filadelfia u hodhën bazat e një ideje të fuqishme mbi dinjitetin njerëzor.

“Ishte një set argumentesh — argumente mbi natyrën e dinjitetit njerëzor — që bota ka kaluar dy shekuj e gjysmë duke i debatuar dhe duke u përpjekur t’i bëjë realitet”, u shpreh ai.

Duke ndalur te Shqipëria komuniste, ai theksoi izolimin ekstrem të vendit:

“Regjimi ndërtoi 750.000 bunkerë betoni… për të ndaluar influencën e botës dhe për t’i mbajtur të izoluar qytetarët e vet. Megjithatë, Ëndrra amerikane depërtoi jo me leje, por me dëshirë të madhe”, theksoi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj kujtoi momentet e vitit 1991:

“Shqiptarët nuk dolën në rrugë duke valëvitur flamuj ideologjikë. Dolën duke kërkuar të jenë të lirë.”

Presidenti theksoi në ligjeratën e tij se Shqipëria që në fillim të zhvillimeve denokratike zgjodhi Amerikën “ jo si simbol abstrakt, por si partner konkret, real, si pikë referimi strategjik”.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj vuri theks të veçantë te forca e institucioneve demokratike dhe kultura e debatit në SHBA:

“Në një demokraci të shëndetshme, një institucion bëhet më i fortë kur njerëzit brenda tij janë të lirë ta sfidojnë atë.”

Ai theksoi se sfidat aktuale janë vendimtare për demokracitë dhe se ai është optimist për të ardhmen:

“Përgjigjja është ende po. Ëndrra Amerikane është ende e arritshme.”

Presidenti theksoi se: “Për vende si Shqipëria, ëndrra amerikane ka qenë busull… dhe për sa kohë frymëzon përtej kufijve, ajo nuk i përket vetëm Amerikës.”

Në përfundim, Presidenti ftoi të rinjtë ta mbajnë gjallë ëndrrën amerikane sepse ajo është dëshmia se liria funksionon.

Gjatë vizitës në shtetin e Teksasit, Presidenti i Republikës u prit në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të autoriteteve vendore

Presidenti Begaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” të Bashkisë së Conroe-s.

Kreu i shtetit zhvilloi gjithashtu homazhe në Memorialin e Veteranëve në Montgomery County, ku përfshihen edhe emrat e shqiptaro-amerikanëve që shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Në vijim të vizitës, Presidenti kreu gjithashtu homazhe në varrin e Presidentit Xhorxh Bush.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.