☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▲0%
ARI 4,409 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,397 ▲ +0.21% ETH $2,512 ▼ -0.52% XRP $1.3582 ▼ -0.48% SOL $101.3600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Sporti

Real Madrid, Perez shpëton ekipin, merr përsipër “faturën” e dështimit

Në Madrid, në shtëpinë e Realit, është koha për një refleksion të thellë, kjo pasi ky është sezoni i dytë radhazi që po mbyllet pa trofe. Reali doli nga Champions në fazën çerekfinale pas disfatës përballë Bayern Munich, ndërsa në La Liga i mban në lojë vetëm matematika, +9 pikë larg Barcelonës është një hendek […]

Në Madrid, në shtëpinë e Realit, është koha për një refleksion të thellë, kjo pasi ky është sezoni i dytë radhazi që po mbyllet pa trofe. Reali doli nga Champions në fazën çerekfinale pas disfatës përballë Bayern Munich, ndërsa në La Liga i mban në lojë vetëm matematika, +9 pikë larg Barcelonës është një hendek shumë i madh.

Në kushte të tilla, presidentit Perez nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ribëj edhe një herë llogaritë nga e para në kuadër të sezonit të ri. Sipas mediave spanjolle, Perez ka marrë përsipër përgjegjësitë e këtij zhgënjimi, një lëvizje kjo për të mbrojtur ekipin. Në sytë e presidentit të Real Madrid, janë bërë dy gabime të forta gjatë këtij sezoni, në dy momente shumë kyçe. E para, zgjedhja e Xabi Alonsos dhe për më tepër zgjedhja e Alvaro Arbeloa-s për të drejtuar ekipin e parë. Përballë një reflektimi të tillë, është e qarta që lëvizja e parë në kuadër të sezonit të ri do të jetë gjetja e një trajneri të ri.

Një tjetër çështje që kërkon një zgjidhje të shpejtë është e ardhmja e Vinicius jr, por për brazilianin, Perez ka vendosur të merret personalisht:

“Kjo është një çështje e imja, me lini ta zgjidh vetë”,

mësohet t’i ketë thënë Perez pjesës tjetër të stafit. Ideja e bosit të Real Madrid është jo vetëm rinovimi i kontratës me Vinicius, por dhe vendosja e tij në qendër të projektit.

Në krah të Vinicius jr do të jetë edhe Kylian Mbappe, një tjetër figurë kryesore e projektit të Realit për të ardhmen. Edhe pse tifozët nuk duken shumë të kënaqur me atë që francezi ka dhënë, në krah të tij janë shifrat, numri i golave të shënuar edhe këtë sezon. Nga trajneri dhe stafi i ri, Perez do të kërkojë që të punojnë më shumë me lojtarët e akademisë dhe me talentet që kanë në dispozicion, por që nuk kanë janë shfrytëzuar si duhet, lojtarë si Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.