“U thashë djemve se tani nuk mund të bëjmë asgjë. Tani kemi ndeshjen në mars, do të përgatitemi mirë – vazhdoi Mancini për Rai Sport – Ky është një moment ku ne luftojmë. Ne patëm një mundësi në pjesën e pare. Këto janë lojëra që duhen zhbllokuar menjëherë për të luajtur më të qetë. Sa keq sepse grupi duhej të mbyllej para kësaj loje.
Çfarë mungon? Thjesht duhet të gjejmë atë që na ka dalluar deri më tani. Ndeshja kundër Bullgarisë ishte e para në shtator me dy ndeshje në kampionat. Keqardhje për barazimin me Bullgarinë? Ishte ndeshja e parë e shtatorit, pas dy ditësh kampionat. Dhe më pas ishin dy penalltitë e humbura ndaj Zvicrës…”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.