Rajoni

Ivajllo Kalfin dhe ndryshimi i buxhetit evropian

Pavarësisht faktit se Ivajllo Kallfin (Socialistët dhe Demokratët-Bullgari) nuk është më deputet evropian, Këshilli i Kryetarëve të Grupeve Parlamentare të Parlamentit Evropian e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Grupin e nivelit të lartë për resurset e buxhetit evropian.

bullgari 1Në krye të këtij grupi është ish-komisioneri i BE-së dhe Kryeministër i Italisë, Mario Monti. Në grupin përfshihen nga tre përfaqësues të institucioneve kryesore evropiane–Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Përveç z. Kallfin, i cili ishte negociator për kornizën buxhetore 2014-2020, Parlamenti Evropian përfaqësohet nga z. Alen Lamasur (Partia Popullore Evropiane-Francë), ish-ministri dhe kryetar i Komisionit për Buxhetin të Grupit Parlamentar të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) dhe ish-kryeministër i Belgjikës. Pritet të konfirmohen përfaqësuesit e institucioneve të tjera. Në “Këshillin e të Urtëve” të Parlamentit Evropian me siguri do të marrë pjesë znj. Kristalina Georgieva, e cila u zgjodh komisionere e BE-së për buxhetin. Pra, jepet shans për kontributin e Bullgarisë në një detyrë shumë të rëndësishme dhe njëkohësisht shumë të vështirë – reformimin e buxhetit të BE-së.
“Grupi Monti” u krijua si rezultat i negociatave për kornizën buxhetore 2014-2020 dhe ka për qëllim të eksplorojë mënyrat e financimit të buxhetit të BE-së dhe të propozojë përmirësime që sistemi të bëhet më transparent dhe demokratik”-deklaron z. Ivajllo Kallfin. Në këto negociata u bë e qartë se buxheti evropian, për dallim nga buxhetet kombëtare, formohet sipas një mënyre shumë interesante. Në fakt, miratohen shpenzimet e buxhetit evropian, ndërsa formimi i të ardhurave zgjidhet nga vendet anëtare. Kjo bëhet në bazë të kuotave kombëtare. Kur ka krizë, siç vërehet vitet e fundit, natyrisht vendet anëtare i pakësojnë kuotat e tyre në buxhetin evropian në bazë të kursimeve që bëjnë. Në këtë mënyrë vështirësohet realizimi i politikave evropiane. Ideja jonë është tepër e re-për herë të parë të diskutohet me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian jo se si të rritet buxheti i BE-së, por si të jetë ai më i pavarur nga buxhetet kombëtare. Kjo do të thotë që vendet anëtare duhet të pajtohen të kenë të drejta të kufizuara në çdo një hap të formimit të buxhetit të përbashkët. Qeveritë e vendeve anëtare miratojnë plane grandioze. Një i tillë, i premtuar nga Kryetari i ri i Komisionit Evropian, z. Junker, është nga 300 mlrd euro për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane. Kjo nuk është keq, por kur fjala bie te financimi, atëherë askush nuk do të japë mjete. Ne duam që ta eliminohet kjo gjë dhe të ketë besim më të madh tek institucionet evropiane.”
Z. Ivajllo Kallfin është i bindur se këto ide do të jenë në dobi të Bullgarisë. “Ne marrim shumë më shumë se sa derdhim në buxhetin e BE-së. Rreth 4 për qind e ekonomisë në Bullgari vjen nga mjetet evropiane. Autonomia e buxhetit për vende si Bullgaria, do të thotë siguri, parashikueshmëri dhe mundësi për diskutimin real të politikave me të cilat BE-ja mund ta ndihmojë vendin. Aktualisht Komisioni Evropian vonon pagesa në vlerë 25 mlrd euro-vë në dukje z. Ivajllo Kallfin. Bullgarisë nuk i paguajnë mjetet sipas programeve operative “Mjedisi” dhe “Zhvillimi Rajonal”. Po të bëhet më i pavarur buxheti evropian, rreziku për vonesën e pagesave është më i vogël. Efekti i dytë, i cili do të kishte mbi Bullgarinë, është disi teorik. Sepse ne u vonuam me përgatitjen e programeve operative dhe me shfrytëzimin e parave nga periudha e re e programeve të BE-së. Realisht mungesa e mjeteve në buxhetin evropian vonoi lidhjen e marrëveshjes për zbatimin e projektit. Buxheti më i pavarur do të thotë më shumë para në kohë për ekonominë bullgare.”
Më 15 tetor në Bruksel u mbajt mbledhja e tretë e “Grupit Monti”. Në të u paraqit raporti i parë i grupit, i cili raport duhet të miratohet zyrtarisht gjatë muajit dhjetor të këtij viti. “Raporti tregon se buxheti evropian i këtij varianti është produkt i kompromiseve dekada të tëra dhe i presionit politik pak a shumë-pohon z. Ivajllo Kllfin. Kjo do të thotë se ky buxhet nuk është stabil. Kur buxheti evropian është vënë në rrezik, me rrezik janë dhe po ashtu buxhetet kombëtare dhe politikat e BE-së. Në vend të parë buxheti duhet të ndryshojë sipas mënyrës së formimit të të hyrave. Në raport do të ketë analizë të të gjitha propozimeve për ndryshimin e tij. Besoj se sot ka kushte të mira që ky ndryshim të jetë në dobi të qytetarëve të BE-së dhe jo kompromisi i radhës.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button