☁️
Tiranë 10°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
XRP $1.3510 ▲ +1.39%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Izraeli liroi të burgosurën më të re palestineze

Autoritetet izraelite sot kanë liruar nga burgu të burgosurën më të re palestineze, 14-vjeçaren Malak al-Khatib.

izraeli-liroi-t-euml-burgosur-euml-n-m-euml-t-euml-re-palestineze_hdAl-Khatib iu dorëzua prindërve në pikën e kontrollit izraelitë në afërsi të qytetit Tulkarm në Bregun Perëndimor pasi vuajti dënimin dymujor nën akuzën se ka “gjuajtur gurë” ndaj ushtarëve izraelitë dhe dhe “posedim të armëve të ftohta”.

Pas takimit prekës me prindërit në pikën e kontrollit, vajza tha se koha e kaluar në burgun izraelit ishte shumë e vështirë dhe se gjatë qëndrimit të saj në burg ka kaluar nëpër procedurën e zgjeruar. “Ishte një fazë tepër e vështirë”, u tha babai i Malak al-Khatib gazetarëve të Anadolu Agency, transmeton Telegrafi.

Shoqata e të burgosurve palestinez njoftoi dje se ajo ishin ditët e fundit e qëndrimit të al-Khatib në burg.

Al-Khatib më 21 janar u bë më e reja nga 280 të miturit që ndodhen në burgjet izraelite. Gjykata izraelite e dënoi me 2 muaj burg dhe gjobë prej 6.000 shekela (rreth 1,500 dollarë amerikan), ka njoftuar organizata joqeveritare Qendra për Studimin e të Burgosurve dhe të Drejtave të Njeriut Ahrar.

Forcat izraelite arrestuan Malak më 31 dhjetor 2014 në Bregun Perëndimor në Ramallah, gjersa kthehej nga shkolla për në shtëpi. Më vonë gjykata në Izrael e shpalli fajtore për hedhje gurësh ndaj forcave izraelite, bllokim të rrugëve kryesore në Bregun Perëndimor dhe posedim të një thike.

Forcat izraelite në mënyrë rutinore arrestojnë palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se janë në kërkim nga autoritetet izraelite. Aktualisht në burgjet e tyre janë rreth 7.000 palestinezë, sipas Ministrisë Palestineze për çështjen e të burgosurve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.