☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.71 ▲2.75%
ARI 4,533 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,026 ▲ +10.93% ETH $2,295 ▲ +18.54% XRP $1.1939 ▲ +17.56% SOL $87.3100 ▲ +11.44%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.71 ▲2.75 % ARI 4,533 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Ja pse kjo garë të ngjan me garat e kohës së PPSH

Atëherë shqetësimi nuk ishte kush fitonte, por sa njerëz merrnin pjesë, sepse pjesëmarrja i shërbente legjitimimit të regjimit. Edhe sot mobilizimi nuk dukej si thirrje për konkurrencë, por si përpjekje për të prodhuar sa më shumë fotografi, duartrokitje dhe shifra pjesëmarrjeje për t’u treguar skeptikëve se “populli demokrat është me liderin”.

Atëherë kishte “armiq të klasës” që kërcënonin regjimin me mos pjesëmarrje. Edhe sot ka “armiq të së djathtës”, njerëz që kryejnë mëkatin më të madh politik, dyshojnë te lideri suprem. Dikur armiku ishte jashtë sistemit; sot problemi është kush guxon të mos jetë brenda rreshtit.

Atëherë thuhej se nuk kishte rëndësi kush votonte, por kush i numëronte votat. Edhe sot pyetja nuk është sa morën pjesë, por kush i numëroi, kush i certifikoi dhe kush shpalli përqindjen e pjesëmarrjes.
.
Atëherë dita e zgjedhjeve paraqitej si festë. Edhe sot u paraqit si festë. Diferenca është se festa zakonisht organizohet pasi fiton diçka këtu festa u organizua sepse nuk ndryshoi asgjë.

Atëherë lideri e dinte se koha biologjike nuk ishte në anën e tij, por kjo nuk e pengonte të paraqitej si i pazëvendësueshëm. Edhe sot mosha nuk shihet si kufizim, por si argument për përjetësi politike.

Atëherë askush nuk mendonte se lideri duhej zëvendësuar, sepse ai perceptohej si i përhershëm. Edhe sot duket se problemi nuk është kush do ta zëvendësojë liderin; problemi është si mund të imagjinohet partia pa të.

Atëhere kishte garë mes besnikëve kush të tregonte më shumë devotshmëri, gadishmëri, entuziazëm, mbështetje për lierin suprem për të garantuar statu quon ose avancuar më tej në karier edhe sot e njëjta gjë ndodhi.

Pra, çfarë ka ndryshuar pas 35 vitesh pluralizëm politik? Ndoshta emrat, logot, flamujt dhe sloganet. E njëjta logjikë duket edhe te PS, me ndryshimin se ajo vazhdon ta mbajë pushtetin jo domosdoshmërisht sepse është më ndryshe, por sepse përballë saj mungon një alternativë reale dhe konkurruese. Kur brenda partive lideri vazhdon të jetë më i rëndësishëm se institucioni, besnikëria më e vlefshme se debati dhe konfirmimi më i rëndësishëm se gara, atëherë problemi nuk është më vetëm i një partie. Shkurt, duket sikur kemi ndryshuar emërtimin e regjimit, por jo përmbajtjen e tij.Mjerë ne që besojmë se sistemi duhet të funksionojë ndryshe. Jemi jashtë loje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.