☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Autopsia e narkoshtetit

Nga SONILA MECO

Një status në Facebook bëri atë që nuk arritën vite raportesh diplomatike, e përmblodhi Shqipërinë në një screenshot.

Mesazhi i Marjana Koçekut, deputete socialiste e Kuvendit të Shqipërisë është dokumenti më i fortë politik mbi çdo raport ndërkombëtar. Një deputete maxhorance drejtohet kundër kërcënimit të bandave kriminale në vetën e dytë, shteti i eprorit të saj ka kaluar në vetën e tretë.

Çdo ambasadë, çdo komisioner europian, çdo kanceleri perëndimore e ka sot para syve të paevitueshmen, në Shqipëri nuk flitet më për ndërhyrje episodike të krimit në politikë, por për simbiozë jetike mes tyre.

Nuk është ky vend as “autokraci elektorale” e as “regjim hibrid”. Këto ngjajnë delikatesa karshi së vërtetës së egër, se sot Shqipëria është narkoshtet.

Asnjë lobim nuk mund të ushqejë më mitin e “garantit të stabilitetit”.

A mund të quhet garant stabiliteti një kryeministër, nën qeverisjen e të cilit bandat janë aq të pranishme në jetën politike sa deputetët u drejtohen me mesazhe publike? A mund të ketë zgjedhje të lira kur rezultatin ta plas me saktësi në tavolinë një muaj para votimeve, si bast ndeshjeje futbolli, vetë kryeministri?

Tri ditë iu deshën deputetes socialiste në “opozitë” me pushtetin dhe provoi kërcënimin e bandave. Imagjino të jesh opozitë prej 13 vitesh në këtë vend.

Kusuret e një drejtësie që nuk e hetoi kurrë krimin elektoral, me gjithë dëshmitë flagrante janë dështimi kryesor i reformës, për të cilën sot sponsorët kryesorë të saj nuk mund t’i fshihen as taksapaguesve të vendeve të tyre.

Ja pse nuk mundet të ofrohen si zgjidhje, zgjedhjet e parakohshme. Votime me të njëjtin mekanizëm të kriminalizuar prodhojnë të njëjtin rezultat, madje më shpejt, më rëndë. Dhe zgjidhja nuk mund të vijë më nga ky kryeministër që e shndërroi në inxhinieri bllokimin e rotacionit.

Kriminalizimi i zgjedhjeve është tumori primar. Prej tij janë ngulur metastazat me pastrim parash në ekonomi, kapje institucionesh, kontroll territori e shpopullim masiv.

Zgjidhja është heqja e tumorit, shkëputje e administrimit zgjedhor nga pushteti kriminal, hetim real i krimit elektoral dhe mekanizma tranzitorë për shmangien e kolapsit ekonomik. Madje ky i fundit është i pari që po troket, sepse modeli rilindas na proftasi si shtyllë ekonomike betonin e pastrimit të narko-parave.

Qeveria kujdestare nuk është më kapriço politike, por minimumi higjienik i një sistemi të kriminalizuar në qelizë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.