Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,592 ▲ +0.58% ETH $2,005 ▲ +0.61% XRP $1.3353 ▲ +0.66% SOL $82.5100 ▼ -0.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga arsyeton arrestimet: Kërcënohej siguria

jahjaga-arsyeton-arrestimet-k-euml-rc-euml-nohej-siguria_hdPresidentja Atifete Jahjaga thotë se arrestimet e fundit janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës. Hedh poshtë të ketë pasur presion ndërkombëtar. Ajo fton qytetarët që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Jahjaga thotë se nuk ka pasur presion ndërkombëtar për inicimin e aksionit në arrestimin e mbi 40 të dyshuarve për përfshirje në radikalizëm dhe terrorizëm.

Ajo ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky kërcënim nuk e kanos vetëm Kosovën.

“Rreziku del përtej kontekstit tonë të brendshëm”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për gazetën Zëri.

Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar, për të cilët ka dyshime të bazuara që janë rreshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga.

E para e vendit, bënë thirrje që të gjithë t’i kundërshtojnë këto ideologji, që shkojnë në dëm të vendit.

“Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.