Kosova

Jahjaga kërkon angazhim për ruajtjen e rendit dhe ligjit

jahjaga-k-euml-rkon-angazhim-p-euml-r-ruajtjen-e-rendit-dhe-ligjit_hdPresidentja Atifete Jahjaga ka takuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend, pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeprokurorin Sylë Hoxha, kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecin, drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, si dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Muharrem Ajeti.

Duke vlerësuar punën e këtyre institucioneve dhe mekanizmave dhe kontributin e tyre, Jahjaga ka theksuar se është e nevojshme harmonizimi i mëtutjeshëm i institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Republikën e Serbisë dhe përshpejtimin e reformave të cilat lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button