🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,718 ▲0.28%
DOW 47,048 ▲0.22%
NASDAQ 22,432 ▲0.26%
NAFTA 94.09 ▲1.76%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,820 ▲ +0.22% ETH $2,309 ▲ +1.01% XRP $1.5080 ▲ +0.43% SOL $93.4500 ▼ -0.34%
S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,048 ▲0.22 % NASDAQ 22,432 ▲0.26 % NAFTA 94.09 ▲1.76 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,048 ▲0.22 % NASDAQ 22,432 ▲0.26 % NAFTA 94.09 ▲1.76 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga: Migrimi ilegal, shqetësues

Në Prishtinë ka filluar mbledhje e Këshillit për Integrim Evropian ku si çështje urgjente po diskutohet migrimi ilegal i cili është i shprehur kohët e fundit. Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga ka thënë se trendët e migrimit ilegal janë shqetësuese dhe se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

jahjaga-migrimi-ilegal-nuk-euml-sht-euml-kosova-e-2015_hdNë takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, ai i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, shef i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, etj.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

“Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pakontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga.

Sipas saj, liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë.

Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.