☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.32 ▲4.43%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,390 ▼ -2.75% ETH $2,073 ▼ -4.67% XRP $1.3746 ▼ -3.2% SOL $87.6800 ▼ -5.41%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga thotë se ndikohet vetëm nga Kushtetuta

jahjaga-thot-euml-se-ndikohet-vet-euml-m-nga-kushtetuta_2_hdZyra e Presidentes së Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se presidentja Atifete Jahjaga në asnjë moment nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike dhe në asnjë mënyrë nuk i ka anashkaluar ato.

Në një situatë të polarizimeve të skajshme politike, duke bërë thirrje për qetësi dhe për pjekuri politike të secilës palë, në respektim të votës së qytetarëve të vendit, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, kërkon zbatim të normave demokratike dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët si dhe respektim të autonomisë së institucioneve të shtetit.

Me anë të një deklarate, presidenca thotë se duke qenë institucioni me mandat të plotë, në kohën kur pritet krijimi i institucioneve të reja, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se do të vazhdojë pandërprerë që të sigurojë ndërtimin e një procesi kredibil, duke garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

“Në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës, që në çdo rast do të shiheshin si veprime jashtë mandatit dhe kompetencave të Presidentes së vendit”, vlerësohet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Sipas Jahjagës, Kuvendi i Kosovës, me deputetët që janë betuar, duhet të gjejë forcën, kurajën dhe guximin për të ndihmuar në radhë të parë vetveten, për ndërtimin e një institucioni jashtëzakonisht të nevojshëm për këtë periudhë kohore, nëpër të cilën po kalon vendi.

“Proceset e nisura në Gjykatën Kushtetuese, gardianit të Kushtetutës së vendit, duhet të ndihmojnë në ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe në ndërtimin e një shteti ligjor, dhe vendimet e këtij institucioni të pavarur gjyqësor duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të gjithë”, vlerëson e para e shtetit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, rithekson edhe njëherë faktin se vendimi për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të vendit, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të bëhet në përputhje me normat ligjore, duke respektuar çdo afat të përcaktuar me Kushtetutë dhe duke mos cenuar të drejtën e asnjë pale në proces. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës i garanton të gjithë qytetarët e vendit, në përgjithësi, dhe të gjitha subjektet politike në veçanti, se ajo do të ndikohet vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila do të respektohet dhe zbatohet në tërësi, në çdo kohë, në çdo rast dhe në çdo mënyrë”, përfundon deklarata e presidentes Atifete Jahjaga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.