☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.35 ▼0.66%
ARI 4,200 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,270 ▲ +0.03% ETH $1,738 ▲ +0.33% XRP $1.1369 ▼ -0.71% SOL $74.1000 ▲ +1.16%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.35 ▼0.66 % ARI 4,200 ▼1.09 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.35 ▼0.66 % ARI 4,200 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Osmani ka bërë shkelje të rënda kushtetuese”, Hoxhaj: Nuk e di nëse meriton të jetë presidente

I ftuar në një studio televizive deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxha, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për të rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ofron qartësi për të bërë një zgjedhje politike.

Sipas tij, dekreti tregon se Osmani ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe, siç theksoi ai, është momenti që deputetët e Kuvendit të Kosovës të bëjnë më të mirën e mundshme.

“Edhe pse është ditur që brenda dy ditëve të fundit se do të ketë një proces politik ku Kurti do të ishte serioz për të pasur një dialog me partitë politike dhe për të zgjedhur një president, tani e shoh si një vendim që ofron qartësi për të bërë një zgjedhje politike.

Dekreti fillimisht ka treguar se Osmani ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe është një nga shkeljet më të mëdha që ka kryer ndonjëherë ndonjë president në Republikën tonë.

Nuk mendoj se ka qenë një sjellje politike dhe demokratike. Kjo mund të ketë ndodhur që nga dita kur Osmani ka marrë një dekret të tillë dhe duket që gjykata na ka dhënë të drejtë. Duhet të shohim se cila do të jetë mundësia që politikisht të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Hoxha.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të jetë sërish Osmani kandidate për presidente, Hoxha u shpreh se kjo çështje i përket partive politike në Kuvend.

“Nuk di. Kjo është një çështje që i përket partive politike në Kuvendin e Kosovës. Nuk mendoj se do të duhej ta meritonte. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë edhe kur është zgjedhur Osmani para pesë vitesh, dhe njerëzit kanë menduar se po keqintepretonim realiteti politik”, theksoi ai.

The post “Osmani ka bërë shkelje të rënda kushtetuese”, Hoxhaj: Nuk e di nëse meriton të jetë presidente appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.