🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,569 ▼0.1%
DOW 46,452 ▼0.24%
NASDAQ 21,816 ▼0.11%
NAFTA 111.04 ▲10.91%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,097 ▼ -1.61% ETH $2,062 ▼ -3.35% XRP $1.3068 ▼ -3.21% SOL $79.1100 ▼ -5.87%
S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Janar-tetor 2015: Në 10 muaj fillojnë punë 1300 të huaj në Shqipëri

aaaaNdërtimi mbetet sektori më i preferuar, por tendencë të re këtë vit bën bujqësia, duke u renditur ndër të parat e duke ndjekur edhe tregtinë, shërbimet etj…Në Shqipëri, numri i të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë për periudhën janar – tetor 2015 u llogarit në 1,282 persona. Të dhënat e ofruara nga

Shërbimi Kombëtar i Punësimit të grumbulluara përmes rrjetit të Zyrave të Punës të shtrira në të gjithë vendin tregojnë se pjesa më e madhe (rreth 65%) janë të përqendruar në rajonin e Tiranës, por edhe në Durrës, Lezhë etj.

Ndërtimi mbetet sektori më i preferuar, por tendencë të re këtë vit bën bujqësia, duke u renditur ndër të parat e duke ndjekur edhe tregtinë, shërbimet etj. Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën të ditur se nga viti i kaluar për shtetasit që i përkasin zonës “Shengen”, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë, por që i përkasin përkatësisë etnike shqiptare bëhet pajisja me « Vërtetim Deklarimi për Punësimim ».

Për 10-mujorin 2015 janë dhënë 1,083 vërtetime për këtë kategori. Sektorët ekonomikë ku ponon kjo kategori i përkasin aktiviteteve ndërtim, shërbime, tregti, industri përpunuese, riparim automjetesh etj. Leje pune të dhëna për herë të parë jane 860 nga të cilat 121 ose 9 % e tyre janë dhënë për shtetase të huaja femra. Ndërsa nga 1,083 “ Vërtetime Deklarimi për Punësimim” të dhëna për këtë periudhë 208 janë dhënë për shtetase të huaja femra, 820 i përkasin kategorisë së punëmarrësve, 254 të vetëpunësuarve dhe 9 vërtetime të dhëna për investitorë. Sipas Shërbimit Kombëtar i Punësimit deri tani ka rreth 15 raste te anulimit të lejeve të punës për të huajt, të cilët janë kryesisht shtetas turq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.